Real Madridin e nderon minuta e fundit, Juventus e nis keq

Publikuar tek: sport, më 21:56 14-09-2016 Real Madridin e nderon minuta e fundit, Juventus e nis keq

Real Madrid ka arritur të fitojë vetëm në minutën e 95-të kundër Sportingut, ndërsa Legia e Besnik Hasit është turpëruar me rezultatin 6-0 kundër Dortmundit.

Madrilenët arritën të fitojnë me rezultat 2-1. Për Sportingun shënoi Bruno Cesar në fillim të fraksionit të dytë të lojës, ndërsa rezultatin e barazoi Ronaldo në minutën e 89-të. Në të 95-tën ishte Morata ai që mendoi t'i jepte tre pikët e para skuadrës së tij.

Juventus nuk e ka nisur siç duhet edicionin e ri të Champions League, teksa ka barazuar me rezultat të bardhë 0-0 kundër Sevilla. Skuadra spanjolle ishte më superiore pjesën e parë, megjithatë edhe Juventus kishte disa raste të arta për të shënuar, por pa mundur të konkretizojë si duhet. Pjesa e dytë e lojës ndryshoi tërësisht, pasi ishin kampionët e Italisë ata që kontrolluan lojën. Por pa rezultat pasi takimi përfundoi 0-0.

Në ndeshjen tjetër të grupit H, Lyon mposhtin Dinamon e Zagrebit me rezultat të pastër 3-0.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi për ndeshjen kundër Spanjës: Vendosim ‘Murin e Berlinit’, fitojmë 1-0
Çmenduria e tifozëve shqiptarë, ja çfarë bëjnë për skuadrën e zemrës (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0044081211090088
array(1) { ["section"]=> string(63) "real-madridin-e-nderon-minuta-e-fundit-juventus-e-nis-keq-52937" }