Reali dhe Man.City kualifikohen për 1/8 e Champions League, Juventus ndalet në Gjermani

Publikuar tek: sport, më 23:12 03-11-2015 Reali dhe Man.City kualifikohen për 1/8 e Champions League, Juventus ndalet në Gjermani

Reali i Madridit dhe Man.City janë dy skuadrat e para të kualifikuar për në fazën e 1/8 të Uefa Champions League. Los blancos të Benitezit siguruan kalimin për më tej falë një gafe të portierit të PSG, Trapp, që i dhuroi fitoren spanjollëve.

Golin e fitores për madrilenët në “Bernabeu” e shënoi Nacho, që kishte hyrë prej dy minutash në fushë. Në sfidën tjetër Shakhtar Donetsk arriti një fitore të rëndësishme për vendin e 3-të që të con në Europa League pasi mundi 4-0 rivalin direkt të Malmos, shkruan SuperSport.

Në Grupin B, Man.UTD mori kryesimin pasi fitoi 1-0 në shtëpi me CSKA të Moskës, me një gol të realizuar nga ana e Wayne Rooney, ndërsa PSV Eindhoven qëndron në garë për një vend në 1/8 pasi mundi 2-0 Wolfsburgun me dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Locadia dhe de Jong.

Në Grupin C, Benfica u hakamorr ndaj Gallatasaray për humbjen e një jave më parë duke triufmuar 2-1 në shtëpi dhe tashmë janë vetëm një pikë larg kalimit në raundin tjetër, ndërsa Atletico Madridit dhuroi surprizën e ditës duke barazuar 0-0 në Kazakistan me Astanën. Në Grupin D, Man.City mori kryesimin pas një fitoreje bindëse me rezultatin 3-1 ndaj Sevillas në transfertë. Gjithcka u vendos në pjesën e parë, ku Sterling dhe Fernandinho shënuan shumë shpejt për citizens. Tremoilinas riktheu në lojë Sevillan me golin e 1-2 në të 25-tën, por Bony mbylli llogarite me golin e 3-te. Juventus regjistroi barazimin e dytë ndaj Gladbach duke mbyllur ndeshjen me 10 vetë pas daljes me të kuqe të Hernanesit. Johnson shënoi fillimisht për miqtë, ndërsa Lichsteiner barazoi pas një asist të Pogbas. Një barazim ky i Juves që i dha dhe kualifikimin Cityt, duke lënë Gladbach në kuotën e 2 pikëve ndërsa pranë kalimit në raundin tjetër është dhe Juventus.

03.11.2015
20:45 CL Group B Manchester United 1-0 CSKA Moscow
20:45 CL Group D Mönchengladbach 1-1 Juventus FC
20:45 CL Group B PSV Eindhoven 2-0 VfL Wolfsburg
20:45 CL Group A Real Madrid 1-0 Paris St. Germain
20:45 CL Group D Sevilla FC 1-3 Manchester City
20:45 CL Group A Shakhtar Donetsk 4-0 Malmö FF
20:45 CL Group C SL Benfica 2-1 Galatasaray SK
16:00 CL Group C FC Astana 0-0 Atlético Madrid

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema akuzohet për shantazh
Ndryshon data për Kosovë-Shqipëri, shkak u bë Kombëtarja shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.0082080364227295
array(1) { ["section"]=> string(92) "reali-dhe-man-city-kualifikohen-per-1-8-e-champions-league-juventus-ndalet-ne-gjermani-24607" }