Real Madrid drejt hapave të Barçës, “blancos” i pret dënimi nga FIFA

Publikuar tek: sport, më 15:36 26-01-2015 Real Madrid drejt hapave të Barçës, “blancos” i pret dënimi nga FIFA

Dënimi shembullor i dhënë në dëm të Barcelonës për shkeljen e rregullave të merkatos me blerjet e futbollistëve që janë në moshë minorene, mund të pasohet nga një tjetër sanksion i një gjiganti të radhës në futbollin spanjoll.

Real Madridi ka gjasa të mëdha që të marrë dënim të njëjtë si Barcelona në lidhje me blerjen e futbollistëve të rinj pasi sipas mediave katalanase ka shkelur me të “dy këmbët” rregullat. FIFA ka nisur procedurat disiplinore ndaj Realit pasi që ka bazë të shkeljes të nenit 19 në rregulloren e FIFA-s.

Blerja e Martin Odegaard dhe e dy talenteve nga Venezuela, Manuel Godoy e Fernando Macias thuhet se nuk ka qenë e rregullt dhe se FIFA ka material për këtë. Real Madrid që kryeson La Liga dhe mbetet në garë për të rifituar Champions League këtë sezon, mund të dënohet me bllokimin në tre merkato për të bërë transferta, më keq se Barcelona që do ta vuajë bllokadën deri në 2016. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Belgjikë, tifozët shpalosin banderolën me frymëzim nga ISIS-i
Blatter sulmon UEFA: Po më bën opozitë por nuk del në zgjedhje »
Article Logic
Execution time: 0.024940013885498
array(1) { ["section"]=> string(64) "reali-drejt-hapave-te-barces-blancos-i-pret-denimi-nga-fifa-1535" }