Reali e largoi si “të plakur”, por Casijas nuk ndalet së thyeri rekorde në Portugali

Publikuar tek: sport, më 19:02 19-09-2017 Reali e largoi si “të plakur”, por Casijas nuk ndalet së thyeri rekorde në Portugali

Nga viti 2001 deri në 2013-ën, ai ishte emblema dhe më pas kapiteni i Realit të Madridit, por që në fund u largua nga skuadra për shkak të konflikteve me Mourihnon.

Por në justifikimin e klubit “merengues”, pas largimit të portierit spanjoll, ishte mosha e tij, duke e cilësuar atë si “të plakur”. Pas largimit nga Bernabeu, “plakushi”, Kasijas u transferua në Portugali tek Porto, ku që prej 3 vitesh është portier titullar.

Të gjithë menduan se tek kjo skuadër Iker Kasijas do të shkonte drejt perëndimit të karrierës së tij, por kjo gjë nuk ndodhi në të vërtetë, pasi përveçse po tregon një formë shumë të mirë, spanjolli ka filluar të thyejë njërin pas tjetrit rekoredet në këtë kampionat.

38 vjeçari ka arritur një rekord personal duke mbajtur të pa prekur kuadratin e Portos për 530 minuta me radhë duke u rikthyer tek rekordet personale por edhe ato të kapionatit portugez.

Më herët Kasijas kishte thyer rekordin si lojtari i parë që arrin 100 fitore me vendin e tij. Ai cilësohet si portieri më i mirë në historinë e Spanjës dhe ndër më të mirët në historinë e Botës./newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balliu shkëlqen në Francë, zgjidhet në formacionin më të mirë të javës
Inter “bie” në Dall’Ara, Icardi nuk i shpëton dot nga humbja »
Article Logic
Execution time: 0.016325950622559
array(1) { ["section"]=> string(87) "reali-e-largoi-si-te-plakur-por-casijas-nuk-ndalet-se-thyeri-rekorde-ne-portugali-92936" }