Reali "leksion" Juventusit në miqësore, Ronaldo "shmang" spanjollët (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 12:16 05-08-2018 Reali

Reali Madridi provoi se ishte në gjendje të bënte edhe pa Cristiano Ronaldon. Kampionët e Europës mposhtën Juventusit në orët e para të mëngjesit në Maryland të SHBA-së me rezultaton 3-1.

Spanjollët e nisën keq ndeshjen kur Carvajal nuk devijoi sicc duhej topin e ardhur nga blerja e re e këtij sezoni të Juventusit Joao Cancelo.

Megjithatë madrilenët u përgjigjën me gjuhën e kampionit duke shënuar me Gareth Bale dhe Marco Asension. Uellsiani goditi fluturimthi me të majtën topin përpara zonës së mbrojtur nga polaku Wojchiech Szczęsny duke shënuar në stilin e tij. Spanjolli Asensio u hodh në fushë në pjesën e dytë duke u përgjigjur menjëherë me dy gola në minutën e 47-të pasi devijoi saktë brenda portës pasimin e sulmuesit të ri brazilian Vinicious Jr. Asensio vulosi fitoren në minutën e 56-të duke depërtuar saktë në zonën e Juventusit dhe përfitoi nga fati që portieri polak Szczesny nuk e kontrolloi topin si duhej. Cristiano Ronaldo nuk ishte grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Realit duke lënë të kuptohet se nuk  dëshironte një përballje me ish-ekipin me të cilin shkroi historinë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i keq për Kombëtaren, dëmtohet Armando Sadikut (FOTO)
Miqësorja, Prishtina fiton kundër Tiranës me rezultatin 3-1 »
Article Logic
Execution time: 0.024652004241943
array(1) { ["section"]=> string(75) "reali-leksion-juventusit-ne-miqesore-ronaldo-shmang-spanjollet-video-130209" }