Reali pret sot Juventusin të vendosur deri në finale

Publikuar tek: sport, më 14:46 13-05-2015 Reali pret sot Juventusin të vendosur deri në finale

“Fino alla finale” apo deri në finale, kjo është motoja e Bardhezinjve që i ka shoqëruar gjatë gjithë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe që sot do të vërtetojë qëllimin e Juventus për të mbrojtur avantazhin e ndjeshjes në Torino.

Sot Real-i është favorit, sepse në shtëpi ka një rendiment të shkëlqyer dhe i mjafton edhe një fitore minimale 1-0 për të kapur finalen e madhe. Megjithatë, kjo nuk ka qenë një javë shumë pozitive  për Real-in, që përveçse u mund në Torino me rezultatin 1-2, barazoi edhe në shtëpi ndaj Valencia-s të shtunën, duke humbur praktikisht titullin kampion, që tashmë ka marrë rrugën për në Barcelonë, komenton sportal.

Për këto arsye ndeshja e sotme premton të jetë një betejë e vërtetë plot surpriza.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Casillas; Carvajal, Sergio Ramos, Pepe, Marcelo; James Rodríguez, Kroos, Isco; Bale, Benzema (Hernandez), Ronaldo

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra; Pogba, Pirlo, Marchisio; Vidal; Morata, Tevez.

Gjyqtar: Jonas Eriksson (Suedi)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bayern fiton, Barcelona shkon në finale
Juventus kërkon pushime gjatë ndeshjes, shkak vapa e madhe »
Article Logic
Execution time: 0.022777080535889
array(1) { ["section"]=> string(58) "reali-pret-sot-juventusin-te-vendosur-deri-ne-finale-11068" }