Realizohet në qendër të Vlorës, afresku gjigand më i madhi në Ballkan

Publikuar tek: kulture-art, më 15:43 24-05-2016 Realizohet në qendër të Vlorës, afresku gjigand më i madhi në Ballkan

Kohët e fundit, afresket murale janë ide tejet innovative për promovimin e vlerave natyrore e turistike, të cilat po përdoren shumë në vendet e zhvilluara. "Sjellësi i Pranverës", është titulli i afreskut gjigand (rreth 400 m2), me i madhi në Ballkan në djeninë tonë, realizuar në hyrje të shëtitores kryesore të qytetit të Vlorës.

Në qëndër të muralit qëndron specia e rrezikuar në mënyrë kritike e Kalit të Qyqes, i cili fluturon mbi këtë rajon duke shkrirë borën e bardhë dhe duke nxjerrë në dritë, qilimin plot ngjyra të qytetit të Vlorës si dhe duke simbolizuar larmine e elementëve turistik dhe natyrorë të qytetit. Në kurrizin e kalit të qyqes qëndron qyqja, kjo për të trguar legjendën nga edhe erdhi emri i "Kalit të Qyqes".

Ky afresk, i inaguruar në prag të sezonit turistik, u realizua nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe BSPB në kuadër të projektit "Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave", nën mbështetjen mbreslënëse të Bashkisë Vlorë dhe banorëve të nderuar të ndërtesës ku u realizua punimi.

3.1.jpg

1.1.jpg

1.jpg

3.jpg

5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç pret sopranon shqiptare Inva Mula
Gjyqi për pallatin 17 katësh, dorëhiqet gjyqtari Arjan Qafa »
Article Logic
Execution time: 0.020444869995117
array(1) { ["section"]=> string(74) "realizohet-ne-qender-te-vlores-afresku-gjigand-me-i-madhi-ne-ballkan-41373" }