Rebecca Ferguson pranon ftesën për të kënduar në inagurimin e Trump, por ka një kusht

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:56 03-01-2017 Rebecca Ferguson pranon ftesën për të kënduar në inagurimin e Trump, por ka një kusht

Këngëtarja Rebecca Ferguson, është ftuar të performojë në festën e inagurimit të Presidentit Donald Trump, por ylli britanik i muzikës Pop thotë se do pranojë vetëm me një kusht.

Garuesja e X-Factor që zuri vendin e dytë thotë se do pranojë vetëm nëse lejohet të këndojë “Strange Fruit" – një këngë kundër racizmit në Amerikën e viteve 1930, që u bë e famshme nga këngëtarja legjendare e Jaz-it, Billie Holiday, shkruan Newsbomb.al.

Një një deklaratë në rrjetin social Twitter ajo thotë:

“Më kanë kërkuar dhe kjo është përgjigja ime. Nëse më lejoni të këndoj "strange fruit", një këngë me rëndësi të madhe historike, një këngë që u fut në listën e zezë në SHBA për shkak se ishte shumë kontroversiale. Një këngë që flet për të gjithë njerëzit e shpërfillur dhe zezakët e shkelur në SHBA. Një këngë që është një kujtesë sesi dashuria mund të pushtojë të gjithë urrejtjen në botë, atëherë unë me mirësjellje do të pranoj ftesën tuaj dhe do shihemi në Uashington. Rebecca X".

Teksti i këngës, i shkruar në vitin 1930 nga hebreu komunist Abel Meeropol, është pjesë e një poeme proteste që nxjerr në pah racizmin endemic në shtetet jugore të Amerikës.

Teksti nis me linçimin, që në atë kohë ndodhte ende në këto shtete:

Pemët jugore kanë fruta të çuditshme // Gjak në gjethe dhe gjak në rrënjë // Trupat e zinj lëkunden në flladin e jugut // Fruta të çuditshme varur në pemë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016837120056152
array(1) { ["section"]=> string(90) "rebecca-ferguson-pranon-ftesen-per-te-kenduar-ne-inagurimin-e-trump-por-ka-nje-kusht-64521" }