Rebelohet gazetarja e njohur: Fëmija im duhet të shohë me detyrim ‘Bunk Art’ duke paguar para! Po pse vallë?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:45 11-02-2017 Rebelohet gazetarja e njohur: Fëmija im duhet të shohë me detyrim ‘Bunk Art’ duke paguar para! Po pse vallë?

Gazetarja e njohur Ola Bruko duket se është revoltuar shumë me sistemin arsimor dhe dononcon nëpërmjetë rrjeteve sociale faktin që fëmija i saj duhet të shohë ‘Bunk Art’ me detyrim.

Dhe se kur të mos mjaftonte kjo, për të parë ‘Bunk Art’ duhet të humbasë një ditë mësim. E shqetësuar gazetarja ngre pyetje të njëpasnjëshme se përse duhet të ndodhë kjo.

 “ Fëmija im duhet të shohë me detyrim ‘Bunk Art’ duke paguar para dhe duke humbur mësimin për një ditë! Urdhëroooo? Po pse vallë? Apo për kulturë të përgjithshme!?? Nëse është kështu përse duhet të paguajë për ta përfituar këtë kulturë? Dhe e dyta…, pse duhet të humbasë një ditë mësim?” shkruan Bruko.

Por, menjëherë një tjetër gazetare e njohur Rezarta Delisula i shkruan se drejtuesit dhe mësuesit e shkollës janë fajtorë që çojnë fëmijët nëpër bunkere. Sipas saj një fëmijë duhet çuar ku zbavitet jo ku mund të trishtohet.

“Drejtuesit dhe mësuesit e shkollës e kanë fajin që marrin fëmijët dhe i çojnë nëpër bunkere. Një fëmijë duhet çuar ku zbavitet jo ku mund të trishtohet. Për kulturë kanë jetën përpara” shkruan gazetarja Rezarta Delisula.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019191980361938
array(1) { ["section"]=> string(109) "rebelohet-gazetarja-e-njohur-femija-im-duhet-te-shohe-me-detyrim-bunk-art-duke-paguar-para-po-pse-valle-68414" }