Rebelohet Mesila Doda: Z.ministër, botoni të gjithë deputetët, nga i pari te i fundit që disponojnë armë!

Publikuar tek: politike, më 15:13 29-03-2016 Rebelohet Mesila Doda: Z.ministër, botoni të gjithë deputetët, nga i pari te i fundit që disponojnë armë!

Rebelohet deputetja e PDIU-së, Mesila Doda. Një ish-demokrate, por që tashmë ka zgjedhur të punojë për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Doda i drejtohet ministrit të Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, për të bërë publike të gjitha deputetët që mbajnë armë në Kuvendin e Shqipërisë. Doda ka marrë shkas nga zhvillimi i djeshëm, ku deputeti demokrat Gent Strazimiri u fotografua me armë në brez.

“Z. ministër, meqë ka 24 orë që flitet veç për armët e deputetëve po pres që të silleni si shtetarë të vërtetë dhe të botoni të gjithë emrat, nga i pari tek i fundit të të gjithë deputetëve, të gjitha krahëve, që disponojnë armë.

Me këtë nënvizoj që deputetët e forcës suaj politike, duhet të trajtohen njësoj si gjithë deputetët e tjerë dhe të bëhen publike rastet e shkeljes.

Ligji duhet të respektohet dhe të jetë i njëjtë për gjithë qytetarët, ky është rast i mirë të kuptohet dallimi midis luftëtarëve dhe parlamentarëve.”, thotë Doda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS, Gjylameti: PD të dorëzojë Strazimirin para drejtësisë
Vokshi reagon pas kallëzimit të policisë, kërkon hetime për Ramën dhe Tahirin »
Article Logic
Execution time: 0.013235807418823
array(1) { ["section"]=> string(107) "rebelohet-mesila-doda-z-minister-botoni-te-gjithe-deputetet-nga-i-pari-te-i-fundit-qe-disponojne-arme-36318" }