Rebelohet moderatorja e emisionit: Një drejtor heq dorë nga seksi???? Kur të kem inat ndonjë do i them: Të bëfshin drejtor ishalla

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:15 27-01-2016 Rebelohet moderatorja e emisionit: Një drejtor heq dorë nga seksi???? Kur të kem inat ndonjë do i them: Të bëfshin drejtor ishalla Drejtori i Teatrit Hervin Culi dhe moderatorja Kozeta Kurti

Pas çështjes për reformën në drejtësi, çështja “Hervin Çuli” është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale dhe mediave online. 

Gazetarja dhe moderatorja Kozeta Kurti, drejtese në disa emisione kulture nuk është dakord me baltën që po hidhet mbi jetën e drejtorit të Teatrit, pavarësisht incidentit të pretenduar që ka ndodhur gjatë provave të shfaqjes “Tri motrat” e Çehovit.

Dhe ja se ç’shkruan Kozeta:

As e dua, as nuk e dua...as e di çfarë ka ndodhur midis tij (Çulit) dhe Enit, as...as..., por thjesht një pyetje kam: Drejtuesit janë drejtues 24 orë? Nuk kanë jetë private? Nëse është kështu, as në ëndrrat e mia më të këqija nuk du me e pa veten drejtor në ndonjë vend.

A është provuar se është i alkoolizuar dhe rrezikon të marrë vendimeve të padrejta se ka mungesë kthjelltësie?

A janë provuar shumat me të cilat luan? (Edhe une luaj ndonjëherë 5 kaç, ku i fundit i jep të parit 200 lekë)

Dhe e fundit: një drejtor heq dorë nga seksi?

Qyqjaaaaaa! Kur ta kem inat më shumë se për vdekje ndonjërin apo ndonjerën, do i them: "Të dënofshin me ndonjë drejtorllëk ishalla".

P.S. Për sqarim, e kam këtë reagim për shkak të shkrimit tejet infantil! Pffffff!”

Reagimi i moderatores vjen pas shkrimeve të publikuara së fundi në një media online për aktivitetin jashtë orarit të punës për drejtorin Hervin Çuli. Nisur nga deklaratat e këtij të fundit në emisionin e Mustafa Nanos se kishte qef alkoolin ndonjëherë, të luante bixhoz apo të bënte seks. Dhe pas kësaj, një sërë fotosh, që nuk përkuan me foton kur janë bërë, shpërthyen ndaj tij në media. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027292966842651
array(1) { ["section"]=> string(130) "rebelohet-moderatorja-e-emisionit-nje-drejtor-heq-dore-nga-seksi-kur-te-kem-inat-ndonje-do-i-them-te-befshin-drejtor-ishalla-31032" }