Receta elektronike, Rama: Projekt për t’i dhënë fund korrupsionit me fondet e rimbursimit

Publikuar tek: politike, më 17:51 19-01-2016 Receta elektronike, Rama: Projekt për t’i dhënë fund korrupsionit me fondet e rimbursimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin për prezantimin e recetës elektronike në qytetin e Durrësit.

Kryeministri Rama theksoi në fjalën e tij se receta elektronike është një projekt për t’i dhënë fund korrupsionit me fondet e rimbursimit.

Kreu i qeverisë nënvizoi sërish se nëse reformat do të ishin bërë më parë sektorët do të ishin ndryshe. Më tej ai shtoi se “reforma në shëndetësi është një reformë komplekse dhe delikate”. Por, vijoi Rama, fillimisht shlyem borxhet në shëndetësi pasi nuk mund të silleshim si shtet i papërgjegjshëm, raporton Ata.

Sipas Kryeministrit, në këtë reformë, njerëzit do ta prekin ndryshimin hap pas hapi. Një hap të rëdësihëm Rama cilësoi shërbimin falas tek mjeku i familjes.

Sipas kryeministrit Rama, Përdorim i zgjeruar i teknologjisë së informacionit do të ndihmojë shëndetësinë. “Shëndetësia falas garantohet me teknologjinë e informacionit”, tha Kryeministri Rama.

“Reforma në shëndetësi është shumë e rëndësishme, pasi e prek fizikisht dhe shpirtërisht njeriun që ka nevojë për shërbimin mjekësor. “Receta Elektronike” do të shtrihet në të gjithë territorin në harkun e këtij viti. Na duhet një panoramë e qartë e problematikave dhe nevojave, bazuar në statistikat e sëmundshmërisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se në të kaluarën nuk është bërë asgjë për të reformuar shëndetësinë: “Më mirë një vezë sot, sesa një pulë mot. Kjo ka qenë motoja e qeverive të mëparshme. Ja kanë lënë të tjerëve të merren me malin e problemeve që janë krijuar në mungesë të reformave. Shëndetësia sot do të ishte në një situatë krejt tjetër nëse do të ishin ndërmarrë reformat”.

“Sot po paguajmë ende faturën e reformave të pandërmarra dje. Reforma në shëndetësi është jo për të garantuar pushtetin e sotëm, por të përcaktojmë një rrugë që definon atë që duhet të bëjë shteti në të ardhmen”, shtoi kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI e shqetësuar për Skavicën, Vasili kritika politikave energjetike të qeverisë: Duhet reflektim i thellë
Veliaj kthehet në PS, në takimin me Ramën edhe disa nga koordinatorët »
Article Logic
Execution time: 0.026488065719604
array(1) { ["section"]=> string(93) "receta-elektronike-rama-projekt-per-t-i-dhene-fund-korrupsionit-me-fondet-e-rimbursimit-30422" }