Redon Makashi flet për incidentin në festivalin e RTSH dhe sherret pas votimeve: S’marr më pjesë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:26 27-12-2017 Redon Makashi flet për incidentin në festivalin e RTSH dhe sherret pas votimeve: S’marr më pjesë

Redon Makashi u përfol për incidentin që u shënua në natën e parë të festivalit të 56-të të RTSH-së, kur kënga e tij u ndërpre sapo nisi të performojë.

Nata finale u përmbyll, duke shpallur fitues Eugen Bushpepajn me kënëgn “Mall”, ndërkohë që kontestimet dhe reagimet kanë qenë të shumta.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora Neës Redon Makashi flet i zhgënyer për mënyrën se si organizohen festivalet, duke i konsideruar ato si koshere.

Ai thotë se ka ardhur koha për t’ju lënë radhët të rinjve.

“U zhgënjeva me veten time. Isha në një luftë me veten time, të futem apo të mos futem. Dhe çmimin e prisja, ishin vetëm 2 pikë diferencë. Kam dëshirë që ti lë rrugë të rinjve nëpër festival. E kam mbyll kapitullin me konkurrencën. Do të isha i kënaqur nëse do të isha i ftuar, të kisha një koncert timin, një album. Kapitullin me festivalin e kam mbyllur. Nuk kam çfarë të bëj më në festival sepse është një koshere. Pas sherri, zihesh me njerëzit dhe unë kam shumë miq e njerëz aty. Ndodhin keqkuptime dhe nuk dua të prish miqësi me shumë njerëz aty”, është shprehur Makashi pas pjesëmarrjes së tij në festival. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e rëndë e këngëtares: Fituesi i festivalit në RTSH dihej 20 ditë para finales
Bujar Lako, një emër i denjë në panteonin e korifenjve të artit skenik shqiptar (Nga peripecitë e filmit, te dita kur mbylli sytë) »
Article Logic
Execution time: 0.015604019165039
array(1) { ["section"]=> string(102) "redon-makashi-flet-per-incidentin-ne-festivalin-e-rtsh-dhe-sherret-pas-votimeve-s-marr-me-pjese-104515" }