Referendum për parkun te Liqeni, parkingjet nëntokësore dhe ndërtimet te Korpusi, ja pyetjet për qytetarët

Publikuar tek: politike, më 18:14 18-03-2016 Referendum për parkun te Liqeni, parkingjet nëntokësore dhe ndërtimet te Korpusi, ja pyetjet për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë në datën 21 mars mbi kërkesën për zhvillimin e tre referendumeve vendore. Shoqëria civile i ka kërkuar KQZ të vendosë për referendum vendor në lidhje me ndërtimin e parkut të fëmijëve në Kodrën e Liqenit Artificial. Ndërsa Bashkia e Tiranës ka kërkuar referendum mbi një ndërtesë pranë Universitetit Politeknik si dhe për dhënien me koncension për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Parku Rinia.

1- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, per zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia”?

2- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për cështjen “A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik”?

3- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen“A jeni dakord për të ndërtuar parkun e lojrave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr.1, datë 12.02.2016 të Këshillit Bashkiak Tiranë”?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cilat janë kushtet e marrëveshjes Shqipëri - BE për të pranuar emigrantët?
Kongresi i PS, zbardhet rendi i ditës, Fatos Nano i pranishëm »
Article Logic
Execution time: 0.021851062774658
array(1) { ["section"]=> string(110) "referendum-per-parkun-te-liqeni-parkingjet-nentokesore-dhe-ndertimet-te-korpusi-ja-pyetjet-per-qytetaret-35445" }