Referendumi I Britanisë së Madhe, jep dorëheqjen David Cameron

Publikuar tek: bota, më 09:47 24-06-2016 Referendumi I Britanisë së Madhe, jep dorëheqjen David Cameron

Referendumi i Britanisë së madhe për të dalë nga BE, jep dorëheqjen pas 3 muajsh nga posti kryeministri David Cameron. "Do përballemi me vendime të mëdha. Unë e dashuroj Britaninë. Të gjejmë mënyrën e duhur tashmë që vendimi u mor. Britania mund të mbijetojë jashtë BE. Do vazhdoni me një kryeministër të ri", u ka thënë Cameron britanikëve pas rezultatit të Referedumit.

51.9% e Britanikëve kanë votuar “PRO” largimit nga BE ndërsa 48.1% votuan për qendrimin në BE. Për largimin kanë votuar 17,410,742 zgjedhës për qendrimin 16,141,241 zgjedhës. Votuesit kanë votuar në favor të Brexit: daljes britanike nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se në muajt e ardhshëm, britanikët dhe udhëheqësit evropianë do të fillojnë negociatat për kushtet e largimit të Britanisë. Dalja e Britanisë do të ndikojë në ekonominë britanike, politikën e imigracionit, dhe shumë më tepër por ndoshta do duhen vite për të parë pasojat e qarta të kësaj daljeje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18087100982666
array(1) { ["section"]=> string(67) "referendumi-i-britanise-se-madhe-jep-doreheqjen-david-cameron-44444" }