Referendumi për kryetarin e PS, publikohet fleta e votimit që do plotësojnë socialistët

Publikuar tek: politike, më 19:34 01-04-2016 Referendumi për kryetarin e PS, publikohet fleta e votimit që do plotësojnë socialistët

Është publikuar fleta e votimit që do të plotësojnë anëtarët e Partisë Socialiste në referendumin që do të zhvillohet më 9 prill për kryetarin.

Është deputeti Taulant Balla ai që ka publikuar versionin përfundimtar të fletës së votimit.

“Pas shtatë ditësh Partia Socialiste në Referendum. Më 9 Prill socialistët në mbarë Shqiperinë shprehin mendimin e tyre në një Referendum partiak. Një proces i rëndësishëm, ashtu si në partitë e mëdha progresiste europiane dhe amerikane, ku vendim-marrjen e ka anëtarësia. Partia Socialiste - E vetmja forcë udhëheqëse në Shqipëri”, shkruan Balla.

Ndërkohë, deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë kundërshtuar sot nga Shkodra zhvillimin e referendumit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031538963317871
array(1) { ["section"]=> string(92) "referendumi-per-kryetarin-e-ps-publikohet-fleta-e-votimit-qe-do-plotesojne-socialistet-36618" }