“ Refleksione nga Shqipëria” në Kuvajt

Publikuar tek: kulture-art, më 12:57 18-01-2015 “ Refleksione nga Shqipëria” në Kuvajt

Kështu quhet ekspozita e çelur  nga Ambasada Shqiptare në Kuvajt në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Kulturën dhe Artet në Kuvajt si dhe Galerinë tonë Kombëtare.

Kjo ekspozitë qëndroi e hapur për 6 ditë me rradhë ( 11-17 janar) duke tërhequr dashamirës dhe kritikë të artit.

Pjesë e ekspozitës u bënë edhe përfaqësues të biznesit e medias kuvajtiane.

Sipas drejtorit Galerisë tonë Kombëtare të Arteve, z.Artan Shabani, rëndësia e kësaj ekspozite qëndron në promovimin e artit shqiptar në vende me potencial të lartë ekonomiko-kulturor, çka do të sillte edhe bashkëpunimin mes popujve e vendeve tona.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Kombëtar për Kulturën dhe Artet në Kuvajt, z. Ali Johua, shprehu vlerësimin e tij për punët e artistëve shqiptarë.

Së shpejti, pritet edhe hapja e një ekspozite nga piktorët kuvajtianë, në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëzimi i murit në Butrint, Autoritetet: 4 muaj për restaurimin
Eposi i Kreshnikëve në UNESCO?! »
Article Logic
Execution time: 0.0043859481811523
array(1) { ["section"]=> string(39) "refleksione-nga-shqiperia-ne-kuvajt-823" }