Reflektim "festiv" nëntori

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:44 29-11-2016 Reflektim

Nga Edlira Dedja

*Ambasada shqiptare në Zvicër - si fantazmë e diplomacisë, në pritje për tu shfaqur...

Kujtimet festive të kësaj perfaqesie, në vite, permblidhen në entuziazmin e shitjes së fjaloreve te ish-ambasadorit "demokratikas", "mjeshtrit te gegerishtes" me te kaluar "desidente" (!?!) e "antienveristit" të oreve te para, "shkëlqesisë së Tij" M.E. Kjo shitje masive behej gjithnje ne nentor e "koinçidonte" me Diten e Flamurit dhe në te tilla raste, fatlumet qe dominonin numerikisht evenimentet ishin shqiptare nga Kosova e Maqedonia, me përjashtimin e ndonjë minoriteti të papërfillshëm nga Shqiperia.... Ishte bere si rregull i pashkruar per te gjithe "vëllezerit e Diaspores" se për të marrë një ftesë në Festën e Flamurit, duhej paguar haraçi i 100 frangave të çmimit të fjalorit. E nëse në kortezhin e atyre që linin sallen në fund të mbremjes, guxonte kush ta prishte uniformitetin e rreshtit të burrave që kapërcenin deren me nga një fjalor nën sqetull, fatkeqi e dinte se duhej t'i linte përgjithmonë lamtumirën "Nënës Shqipëri"...

Dikush mund të pyesë me të drejtë: "Po sot, pas gati 12 vjetesh që nisi biznesi linguistik i shqipes, ç'bëhet me listat e protokollit festiv?"

"Histori fantazmash", do përgjigjesha unë. Ndoshta nuk organizohen më festa per mungese fondesh e madje, mund të mos ketë më as lista; ndoshta jane asgjesuar të gjithë emrat e adresat e meparshme nga paraardhesi per arsye të ndryshme.... por nuk është çudi që këto lista të ndodhen perseri mbi tryeza, të perzjera me flete të tjera, të zverdhura nga koha, që ruajne ende hijen e zezë tësirtareve të dikurshëm.... ashtu si mund të ruhen në kujtesën gjenetike të ambasadorit të fundit "alarmet e të parëve" te tij....

Histori fantazmash netësh të bardha...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021836042404175
array(1) { ["section"]=> string(30) "reflektim-festiv-nentori-61001" }