Reflektim mbi konstatimet e një diplomati gjerman në Shqipëri

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:35 08-03-2016 Reflektim mbi konstatimet e një diplomati gjerman në Shqipëri

Nga Genc Mlloja

Drejtori i GIZ-it gjerman ne Shqiperi Hans-Jurgen Cassens beri nje vizite ne zyrat e Albanian Daily Neës me 7 mars 2016 ku u njoh me punen qe behet ne kete te gazete tashme prej 22 vitesh ne botim si e perditshmja e vetme ne gjuhen angleze.

Si lexues i rregullt qe eshte, dhe pas shpjegime te Drejtoreshes Ekzekutive Anisa Skendaj, Z. Hans Cassens tha se Albanian Daily Neës dhe portal i saj u sherbejne komunitetit nderkombetar si nje dritare per te njohur gjendjen politike dhe ekonomike ne Shqiperi, por gjithashtu edhe cfare ngjet ne vend. “Gazeta eshte nje burim i besueshem informacioni per ne”, tha ai.

Drejtori gjerman i GIZ e tha kete duke patur parasysh ate qe kishte vene re keto tre vite pune ne Shqiperi.

“Reagimi civil mungon ne Shqiperi ose eshte ne nivele te pakonsiderueshme. Jam shume i habitur nga te tilla kundershti qe ekzistojne ne Shqiperi, ku qytetaret jane shume te interesuar per politiken, degjojne lajmet politike gjithe kohen; ata flasin per politike ne bisedat e tyre, ndersa nga ana tjeter duket se te gjitha çeshtjet e tjera si ato ekonomike e sociale jane te lidhura me politiken”.

Me tej ai vuri ne dukje se NGO-te nuk jane shoqeria e vertete civile sepse ata financohen nga persona te trete per arsye te ndryshme.

“Duke patur parasysh kete Shqiperia nuk ka zerin e shprehur te nje shoqerie te forte civile – te pavarur dhe te lire – e cila te shpreh me te vertete zerin e shqetesimet e qytetareve”, tha Drejtori i GIZ-it, i cili kishte sherbyer per vendin e tij edhe ne Kine, Tanzani e vende te tjera te Azise e Afrikes ku kishte konstatuar se edhe atje shoqeria civile ishte me e pranishme se sa ne Shqiperi.

Albanian Daily Neës dhe drejtuesit dhe stafi i gazetes jave te perkushtuar te ndjekin linjen 22-vjecare editoriale pavaresisht çdo kostoje.

‘Destruktivitete anarkist’ i artikuluar nga ndonje ne FB ne statusin tim me duket ‘interesant’ dhe me dashamiresi do te thoja se mire eshte per shume miq te nderuar te kujdesen pak edhe per veten, shendetin dhe familjen, sepse partite dhe lideret e tyre, idhtare te te cilave rastisin te jene sipas bindjeve te tyre, i kane punet ne “rregull”. Duke e bere tranzicionin prej mese dy dekadash e gjysem gjithnje e me te veshtire per shqiptaret e thjeshte kjo klase politike eshte shnderruar ne kasten me pasuri marramendese kur varferia dhe mizerja dukshem ndeshet ne çdo hap qe bejme. Fatkeqesisht! / Marrë nga profili në ''Facebook''

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026395082473755
array(1) { ["section"]=> string(67) "reflektim-mbi-konstatimet-e-nje-diplomati-gjerman-ne-shqiperi-34562" }