Refoma territoriale/ Ku do të votojnë shqiptarët në 21 qershor?

Publikuar tek: politike, më 13:48 27-01-2015 Refoma territoriale/ Ku do të votojnë shqiptarët në 21 qershor?

Në zgjedhjet vendore të 21 qershorit shqiptarët do të votojnë sipas ndarjes së re territoriale të miratuar në 31 korrikun e 2014-ës.

Reforma territoriale e 2104-ës e heq Komunën si njësi vendore. Banorët e 313 komunave do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë ku përfshihet ish-komuna e tyre. Votimet do të zhvillohen për zgjedhjen e 61 krerëve të Bashkive, të cilët në komunat e mëparshme do të caktojnë një administrator lokal.  Administratori do të ketë luajë rolin e kryetarit të Komunës vetëm se do të ketë kompetenca më të reduktuara.

Në Shqipëri që prej vitit 1992, në bazë të ligjit “Për organizimin dhë funksionimin e pushtetit lokal” u përcaktuan 36 rrethe, 44 bashki dhe 313 komuna. Në nivel rrethi, bashkie dhe komune u ngritën këshillat lokalë me të zgjedhur nga populli dhe kryetarët e Bashkive dhe Komunave si organe ekzekutive të zgjedhura drejtpërdrejt nga populli.

Maxhoranca mbeshteti reformën pasi sipas saj kjo do të sillte shërbime më të mira për qytetarët me kosto më të ulta. Argumentet e komisionit për reformë, pro krijimit të njësive më të mëdha kishin të bënin me shërbimin më efikas për qytetarin dhe reduktimin e shpenzimeve administrative të bashkive, më pak pabarazi  në të ardhurat e bashkive, zvogëlimi i mospërputhjeve mes kufijve administrative dhe zonave ku ofrohen shërbimet. Kurse opozita, edhe pse ka pranuar të hyjë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, e ka cilësuar të papranueshme reformën territorial për ndryshimin e njësive administrative, duke e cilësuar se gjithçka bëhet për interes të votave në zgjedhje.

 

Në qarkun e Shkodrës nuk do të votohet më për 28 komunat por për vetëm 5 bashki: Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrës,Vau i Dejës dhe Shkodër.

Në qarkun e Kukësit nuk do të votohet për 24 komuna por për 3 bashki: Kukës, Has dhe Tropojë.

Në qarkun e Lezhës nuk do të votohet për 16 komuna por për vetëm 3 bashki: Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.

Në qarkun e Dibrës votohej për 31 komuna do të votohet vetëm për 4: Dibër,Mat, Klos dhe Bulqizë,

Në qarkun e Durrësit votohej për 10 komuna do të votohet vetëm për 3: Durrës, Shijak, Krujë

Në qarkun e Tiranës votohej për 24 komuna do të votohet vetëm për 5 bashki: Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë, Vorë dhe Kamëz

Në qarkun e Elbasanit votohej për 7 bashki : Librazhd,Peqin, Belsh, Cërrik, Librazhd, Prrenjas, Gramsh

Në qarkun e Fierit votohej për 36 komuna do të votohet vetëm për 6 bashki: Divjakë, Lushnje, Roskovec, Patos, Mallakastër dhe Fier

Në qarkun e Beratit më parë votohej  për 20 komuna, në 21 qershor do të votohet vetëm për 5 bashki : Ura Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan dhe Berat

Në qarkun e Korçës votohej për 31 komuna, do të votohet vetëm për 6 bashki: Kolonjë, Devoll, Pustec, Maliq, Pogradec dhe Korçë

Në qarkun e Vlorës votohej 19 komuna do të votohet vetëm për  7 bashki: Selenicë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Finiq, Konispol dhe Vlorë

Në qarkun e Gjirokastrës votohej për 26 komuna do të votohet vetëm për 7 bashki: Libohovë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon kryeparlamentarët e Norvegjisë dhe të Qipros
Berisha sulmon INSTAT: Mashtrim dhe falsifikim me rritjen ekonomike »
Article Logic
Execution time: 0.16870999336243
array(1) { ["section"]=> string(66) "refoma-territoriale-ku-do-te-votojne-shqiptaret-ne-21-qershor-1625" }