Reforma e ujit, Gjiknuri nuk kursehet për bashkitë: Kjo është e pafalshme

Publikuar tek: ekonomi, më 11:02 13-01-2018 Reforma e ujit, Gjiknuri nuk kursehet për bashkitë: Kjo është e pafalshme

Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri është treguar i ashpër me njësitë vendore, konkretisht me institucionet e bashkive në të gjithë vendin.

I pranishëm në takimin që po mbahet në Shëngjin me drejtues të insititucioneve qendrore e vendore, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama, Gjiknuri foli për reformën e ujit në tërësi.

Gjiknuri kritikoi hapur bashkitë, duke thënë se vetë këto institucione në disa raste është një shembull i keq për të gjithë debitorët, familjarë e biznese, duke mos paguar faturat e ujit rregullisht.

“Ka raste është edhe vetë bashkitë nuk e paguajnë ujin. Kjo është e pafalshme nga ana e tyre. Bashkitë duhet të jenë të parët për të promovuar këtë aksion, ndaj kërkoj prej tyre nga ana tjetër që jo vetëm të pagujanë faturat e prapambetura, por edhe të krijojnë skema lehtësuese për debitorët me pamundësi ekonomike”, tha Gjiknuri.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Linja e interkonjeksionit Shqiperi-Maqedoni , OST firmos marrëveshje me konsulentin gjerman
Ministrja Qato në Kallmet të Lezhës, viziton biznesin që ka punësuar 75 gra »
Article Logic
Execution time: 0.17379593849182
array(1) { ["section"]=> string(78) "reforma-e-ujit-gjiknuri-nuk-kursehet-per-bashkite-kjo-eshte-e-pafalshme-106410" }