Reforma në Drejtësi, Lu: Gjyqtarët e korruptuar të shkojnë në burg. Vlahutin: Standartet e BE-së të panegociueshme

Publikuar tek: politike, më 15:36 08-06-2015 Reforma në Drejtësi, Lu: Gjyqtarët e korruptuar të shkojnë në burg. Vlahutin: Standartet e BE-së të panegociueshme

Është prezantuar sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve, “Analiza për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri - 2015” me praninë e zyrtarëve të lartë të shtetit, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Vllahutin, ka thënë se standartet e BE-së janë të panegociueshme.

Vllahutin tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë që do të zgjasë disa vite. Ambasadorja e BE-së u shpreh se është e domosdoshme ndarja e pushteteve si dhe mosinfluencimi i drejtësisë. Vllahutin shprehu keqardhje për opozitën që sipas saj, nuk është bërë pjesë e Reformës në Drejtësi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu, tha se sistemi gjyqësor është i korruptuar. Ai tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të shkojnë në burg, "pasi ndryshimi në drejtësi po vjen". Edhe Lu u shpreh se Reforma do të ishte më e mirë nëse do të përfshihej edhe opozita.

Analiza për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri - 2015 finalizon punën disa mujore të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, vendas dhe ndërkombëtarë dhe përmbyll procesin e konsultimit publik, për fazën e parë të procesit të Reformës në Drejtësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha takon ambasadorin Donald Lu: Mazhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin
Gjinushi: Supersurpriza e PSD-së do të jetë në Fier »
Article Logic
Execution time: 0.016952037811279
array(1) { ["section"]=> string(116) "reforma-ne-drejtesi-lu-gjyqtaret-e-korruptuar-te-shkojne-ne-burg-vlahutin-standartet-e-be-se-te-panegociueshme-13002" }