Reforma në Drejtësi, USAID bashkëpunon me Gjykatën e Korçës nëpërmjet projektit të rëndësishëm

Publikuar tek: ekonomi, më 20:22 08-02-2017 Reforma në Drejtësi, USAID bashkëpunon me Gjykatën e Korçës nëpërmjet projektit të rëndësishëm

USAID do të vijojë bashkëpunimin me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Korçës nëpërmjet projektit “Drejtësi për të gjithë”.

Drejtorja e USAID në Shqipëri Catherine Johnson ndërsa ka marrë pjesë në një ceremoni të zhvilluar me rastin e 6 vjetorit të godines së gjykatës, e vleresoi si shumë të rëndësishem këtë projekt që sipas saj do të krijojë më tepër akses të publikut dhe medias në gjykatë sipas kërkesave të reformës në drejtësi.

“Sot jemi këtu për të hedhur një hap të ri që do i mundësojë gjykatës të zbatojë kërkesat dhe dispozitat e reformës së re në sistemin gjyqësor, sa i takon marrëdhënieve me median dhe publikun, dhe këto nuk janë tema të cilat duhen marrë lehtë.

Gjykatat duhet të jenë të paanshme e duhet të zbatojnë ligjin sepse e drejta është themeli i demokracisë, por gjykatat duhet të jenë të aksesueshme dhe ti përgjigjen qytetareve të cilëve i shërbejnë.

Në Korçe ju i njihni këto parime dhe po i përqafoni fort ato. Prandaj ne jemi shumë të kënaqur që jemi partner me Gjykatën e Korçës për të ofruar asistencen teknike për krijimin e një udhezuësi për komunikimin e marrëdhëniet me publikun.

Ky udhëzues do të adresojë edhe detyrimet që janë të përcaktuara nga reforma në drejtësi dhe do të përfshijë praktikat më të mira botërore të gjykatave për strategjite e komuikimit”,-u shpreh Jahson.

Kryetari i Gjykates Admir Belishta ka vleresuar bashkëpunimin me USAID, ndër vite si dhe vazhdimesinë nëpërmjet projektit të ri “Drejtesi për të gjithë”.

Gjykata e rrethit Gjyqësor të Korçës falë bashkëpunimit disavjeçar me USAID sot përdor regjistrimin audio dhe teknikat e menaxhimit të rasteve në të gjitha seancat gjyqësore.

Në ceremoni u inagurua edhe këndi i kujtesës, një bllok fotografish mbi aktivitetet e gjykatës ndër vite.

Drejtorja e USAID ka vizituar më pas edhe ambjentet e gjykatës e në veçanti zyrën e marrëdhënieve me publikun e median.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040665864944458
array(1) { ["section"]=> string(99) "reforma-ne-drejtesi-usaid-bashkepunon-me-gjykaten-e-korces-nepermjet-projektit-te-rendesishem-68131" }