Reforma në drejtësi, Xhafaj dhe Halimi në zyrat e BE, zhbllokohet puna në komision

Publikuar tek: politike, më 19:42 18-03-2016 Reforma në drejtësi, Xhafaj dhe Halimi në zyrat e BE, zhbllokohet puna në komision

Dy forcat e mëdhaja politike, PS dhe PD kanë rënë dakord që rinisjen e dialogut për reformën në drejtësi. Dakortësimi është arritur falë ndërhyrjes së ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Raportohet se takimi i sotëm mes Fatmir Xhafajt dhe Eduard Halimit është zhvilluar në ambientet e zyrave të Bashkimit Europian në Tiranë, ku të pranishëm ishin Lu dhe Vlahutin.

Palët kanë rënë dakord që diskutimet të shtrihen në nivel politik dhe në nivel ekspertësh. Fillimisht partitë do të diskutojnë pjesën politike të draftit, që më pas do i kaloi ekspertëve të nivelit të lartë. Ekspertët do të shqyrtojnë anën teknike, për të arritur më pas në draftin përfundimtar. Në tyrezën e ekspertëve do të ketë përfaqësues nga të gjitha partitë parlamentare, si dhe përfaqësues të OPDAT dhe Euralis.

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi do të mblidhet të mërkurën e javës së ardhshme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha si Rama, habit gazetaren e “Zërit të Amerikës”: Podesta do na shërbejë falas
Një ditë para Kongresit, Balla konfirmon vizitën e Ramës në Shtëpinë e Bardhë »
Article Logic
Execution time: 0.029560804367065
array(1) { ["section"]=> string(86) "reforma-ne-drejtesi-xhafaj-dhe-halimi-ne-zyrat-e-be-zhbllokohet-puna-ne-komision-35454" }