Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Projektin e kemi gati për votim

Publikuar tek: politike, më 18:15 25-04-2016 Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Projektin e kemi gati për votim

Pavarësisht bojkotit të opozitës, kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka njoftuar se tashmë ekziston një projekt që është gati për votim në një kohë sa më të afërt.

Xhafaj theksoi se nëse opozita ka vullnet real për reformën atëherë projekt është gati për t’u votuar, i cili është në standardet ndërkombëtare dhe i mbështetur te opinioni final i Komisionit të Venecias.

“Nëse opozita ka vullnet real reformën në drejtësi ne jemi të gatshëm ta votojmë atë në një datë të afërt. A mundemi? Sigurisht, se kemi një projekt kushtetues, kemi një opinion final të Venecias dhe tashmë kemi dhe kontributin e jashtëzakonshëm të ekspertëve ndërkombëtarë të atashuar në këtë proçes. Të gjitha këto mundësojnë që të kemi një projekt në standartet ndërkombëtare, të bekuar dhe mbështetur dhe nga opinioni final i Venecias. Sot kemi bërë një hap të madh përpara, kemi dëgjuar dy përfaqësuesit ndërkombëtar, të EURALIUS dhe OBDAT. Dy zotërinjtë kanë dhënë qëndrimin e tyre lidhur me pyetjet dhe komentete e bëra nga anetarët e Komsionit në mbledhjet e mëparshme”, u shpreh Xhafaj.

Xhafaj komentoi edhe bojkotin e opozitës në komision: “Jam i keqardhur dhe ishte e trishtueshme për ne të gjithë që karriget e opozitës ishin bosh. Arsyetimi i përdorur nga opozita për mospjesmarrje në mbledhjen e Komisonit për një mbledhje të shumëpritur dhe të dakordësuar midis nesh është absurd dhe kontradiktor.Nga njëra anë opozita flet për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bandave dhe nga ana tjetër flasin për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, Vetingun, ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe SPAKU-n si struktura të spëcializuara që na kanë munguar deri tani. Dhe nga ana tjetër nuk janë pjesë e këtij proçesi të rëndësishëm. E kemi të domosdoshme këtë reformë në sistemin e drejtësië, të mirëpritur nga qytetarët dhe partnerët. Rruga e bojkotit nuk është rruga e përfshirjes në këtë proçes, nuk është rruga e dhënies së kontributit në proçes.”


Halimi argumenton bojkotin e Komisionit të Drejtësisë: Sistemi jo nën këmbët e Ramës dhe Shullazit

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka folur përpara gazetarëve ku ka shpjeguar arsyet se përse opozita ka bojkotuar Komisionin për Reformën në Drejtësi.

Halimi ka theksuar qëndrimin e PD-së për të bojkotuar çdo aktivitet të Kuvendit, pasi siç u shpreh ai, e kanë të pamundur të pajtohen me standardin kriminal të kryeministrit Edi Rama. Deputeti demokrat ka kritikuar Ramën për qëndrimin e mbajtur për çështjen e Emiljano Shullazit.

“Jeni njohur me qëndrimin politik të grupit të PD, një qëndrim që shpreh papajtueshmërinë e plotë me standardin kriminal të Edi Ramës, ku nga njëra anë dënon dënoncuesin e Shullazit dhe nga ana tjetër merr në mbrojtje Shullazin siç ka bërë në këto 3 vite. Në vend që si kryeministër të dilte në mbrojte të Prokurorisë dhe të dëshmitarëve që janë kyç në këtë proces, në vend që të dilte në mbrojte të biznesmenëve, doli në mbrojte dhe bëri avokatin e Emiljano Shullazit. Kjo është drejtësia që do Edi Rama, por që nuk e duan qytetarët”, u shpreh ai.

Halimi theksoi se nëse drejtësia do të ishte sot nën këmbët e Edi Ramës, atëherë Shullazi do të ishte i lirë duke vënë gjoba. Më pas, deputeti i PD-së ka përsëritur disa nga akuzat politike ndaj Ramës, ndërsa u shpreh i vendosur se sistemi i drejtësisë duhet të jetë larg kryeministrit.

“Nëse drejtësia do të ishte nën këmbët e Edi Ramës, sot Emiljano Shullazi do ishte i lirë dhe do vinte gjoba. Kush flet për reformën në drejtësi? Ai që ka mbjellë të gjithë Shqipërinë me kanabis? Ai që futi në Parlament njerëz me rekorde kriminale? Ai që ngriti traun për vrasësin e komisarit? Sistemi i drejtësisë duhet të jetë larg Edi Ramës. Projekti që ai ka patur në kokë për sistemin e drejtësisë është rrëzuar, nuk e ekziston më. Është rrëzuar nga Komisioni i Venecias. Rama po kërkon të mbajë Byronë e Hetimit nën Shullazët. Ai që e ka penguar reformën është Edi Rama,  i cili nuk ka pranuar që të jetë një projekt me opozitën, por një projekt i veti”, deklaroi Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni për Reformën në Drejtësi mblidhet sot, opozita nuk merr pjesë
Bushati në Austri dhe Gjermani, diskuton me homologët për integrimin dhe krizën e refugjatëve »
Article Logic
Execution time: 0.022197961807251
array(1) { ["section"]=> string(64) "reforma-ne-drejtesi-xhafaj-projektin-e-kemi-gati-per-votim-38640" }