Reforma në Drejtësi, zbardhet drafti i Partisë Socialiste për ndryshimet Kushtetuese

Publikuar tek: politike, më 14:16 27-09-2015 Reforma në Drejtësi, zbardhet drafti i Partisë Socialiste për ndryshimet Kushtetuese

Drafti i Partisë Socialiste i depozituar ditën e premte në Kuvend përmban 58 propozime për ndryshimet kushtetuese lidhur me Refomën në Drejtësi. Propozimet prekin edhe kompetencat e Presidentit por nuk ndryshon formula e zgjedhjes së tij.

Në bazë të propozimeve të së majtës Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë deri në emërimin e Prokurorit të ri. Sipas ligjit të ri . Prokurori i Përgjithshëm në detyrë emërohet gjyqtar në gjykatën e apelit të Tiranës brenda 3 muajve nga data e mbarimit të mandatit.

Po ashtu në amendimet kushtetutësues të maxhorancës propozohet që anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të përfundojnë veprimtarinë e tyre, si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 3 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor bëhet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Tre anëtarë, gjyqtarë dhe 2 jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor do të emërohen fillimisht për një mandat 3 vjeçar, me qëllim përtëritjen e pjesshme të këtij organi.

Në listën e gjatë të amendimeve në kushtetutë shumica e majtë fokusohet në mënyrë të veçantë në institucionet e pavaruara, që nga Presidenti, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria. Në propozimin e së majtës për zgjedhjen e Pesidenitit thuhet se nuk ndryshon formula e zgjedhjes së tij por në bazë të dokumentiti analitik të shumicës është arritur në përfundimin se me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, edhe me shumicë në thjeshtë në raundet e fundit, Presidenti, duke qënë se mund të jetë politikisht i njëanshëm, nuk mund ta kryejë më këtë funksion të rëndësishëm që ka të bëjë me zbatimin e formulës aktuale të emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm dhe garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Në bazë të propozimit të shumicës së majtë zbatimi në praktikë i kësaj formule është vështirësuar ndjeshëm duke sjellë vonesa në emërimet, tejkalim të afateve të qëndrimit në detyrë nga gjyqtarët të cilëve iu ka mbaruar mandati ose kanë dhënë dorëheqjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetari denoncon të Berisha kontrabandën: Të lutem mos më nxirr emrin se këta të vrasin, të zhdukin
Ish-kryeministri Berisha sportiv, për relaks buzë detit (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.020618200302124
array(1) { ["section"]=> string(89) "reforma-ne-drejtesi-zbardhet-drafti-i-partise-socialiste-per-ndryshimet-kushtetuese-21762" }