Refugjatët sirianë përdorin artikun për të mbërritur në Europë

Publikuar tek: bota, më 22:03 29-08-2015 Refugjatët sirianë përdorin artikun për të mbërritur në Europë

 “Ata provuan brigjet e Libisë, ishujt e Greqisë dhe fushat e Ballkanit. Tani rezulton se sirianët që i ikin luftës civile kanë gjetur një tjetër rrugë drejt sigurisë në Europë: Rrethin Artik”, kështu e nis shkrimin e saj britanikja The Guardian, e cila shkruan për territorin e radhës që refugjatët e Sirisë përdorin për të arritur në kontinentin europian.

Sirianët nëpërmjet Rusisë, arrijnë në qytetin e vogël norvegjez të Krikenes, i cili ndodhet 2.500 milje në veri të Damaskut (kryeqyteti i Sirisë).

“Kjo është diçka e re, filloi ndoshta një vit e gjysmë më parë”, ka deklaruar Thomas Pettersen, polici i vetëm në detyrë në stacionin policor të Kirkenes-it.

Në qytetin ku temperatura mesatare gjatë ditës është gjithmonë nën zero, 5 deri në 20 sirianë në muaj mbërrijnë nga kufiri rus.

Ndonëse, udhëtimi në det është mënyra më shpejtë e sirianëve për të arritur Europën, së shpejti kontinenti ynë mund të përballet me një tjetër fluks refugjatësh, që kësaj here do shfaqen jo më në jug, por në veri të tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027419090270996
array(1) { ["section"]=> string(68) "refugjatet-siriane-perdorin-artikun-per-te-mberritur-ne-europe-19482" }