Refuzoi notën e protestës, Serbia nuk njeh ambasadorin shqiptar Ilir Boçka. Reagon MPJ Shqiptare: Të zhgënjyer nga veprimet e serbëve

Publikuar tek: politike, më 13:58 08-10-2015 Refuzoi notën e protestës, Serbia nuk njeh ambasadorin shqiptar Ilir Boçka. Reagon MPJ Shqiptare: Të zhgënjyer nga veprimet e serbëve

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka vendosur që qeveria serbe për 6 muaj të ndërpresë kontaktet diplomatike me Ambasadorin shqiptar në Serbi, Ilir Boçka.

Shkak për vendimin absurd të qeverisë serbe është bërë refuzimi i notës së protestës për qëllimin me gurrë të autobusit me lojtarët serbë. Boçka tha se asgjë nuk kishte ndodhur për të pranuar ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të marrë notën e protestës së Serbisë.

Menjëherë pas lajmit të shpalljes "non grata" të ambasadorit shqiptar në Serbi, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare. Në reagimin e saj MPJ-ja shprehet se veprimet e autoriteteve serbe janë zhgënjyese dhe paragjykojnë vullnetin e autoriteteve shqiptare. "Kjo është dita e sportit dhe jo e politikës. Sporti është i ndarë nga politika. Ne jemi të interesuar për mbarëvajtjen e ndeshjes", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme Shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027428865432739
array(1) { ["section"]=> string(79) "refuzoi-noten-e-protestes-serbia-nuk-njeh-ambasadorin-shqiptar-ilir-bocka-22637" }