Reginaldo kushtëzon Kukësin, verilindorët varen nga “qefet” e mozambikasit

Publikuar tek: sport, më 19:02 18-10-2018  Reginaldo kushtëzon Kukësin, verilindorët varen nga “qefet” e mozambikasit

Kukësi këtë sezon paraqitet me dy fytyra. Në disa ndeshje fiton lehtësisht dhe në disa ndeshje nuk arrin as të shënojë, e jo më të fitojë. 

Por cilat janë shkaqet ose me saktë “shkaku” i kësaj situate? Reginaldo, sulmuesi nga Mozambiku është ai që kushtëzon së shumti Kukësin e sivjetshëm. Në këto 8 javë të para të kampionat, fati i Kukësit ka qenë i lidhur ngushtë me mozambikasin.

Skuadra verilindore fiton sa herë ka shënuar sulmuesi i mbërritur këtë verë, 3 gola ndaj Tiranës, pastaj dhe ndaj Teutës e Luftëtarit, 3 takime që Reginaldo i ka vendosur vetë. Problemi është kur ai nuk është në formë, verilindorët e kanë jashtëzakonisht të vështirë për të gjetur golin.

Në dy ndeshjet e fundit ndaj Skënderbeut dhe ndaj Partizanit ai ishte në një formë të dobët dhe rezultati ishte 0 gola. Nëse Kukësi do që të ketë një fat tjetër në këtë kampionat duhet që të gjejë dhe mënyra të tjera për të shkuar tek goli, pasi nga 7 gola 5 i ka shënuar Reginaldo.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braktisi Rusinë për t'u bërë profesionist në Shqipëri, por…
Rrëfehet Higuain: Tek Juventus nuk folën fare me mua, isha i padobishëm për ta »
Article Logic
Execution time: 0.025949954986572
array(1) { ["section"]=> string(78) "reginaldo-kushtezon-kukesin-verilindoret-varen-nga-qefet-e-mozambikasit-138308" }