Regjisori i madh nuk i shkon në emision Blendi Fevziut: Më ka lënë shije të hidhur, justifikimi që i dhashë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:44 29-03-2017 Regjisori i madh nuk i shkon në emision Blendi Fevziut: Më ka lënë shije të hidhur, justifikimi që i dhashë

Regjisori i madh Piro Milkani referuar debatit mbi filmat e komunizmit rrëfen se si ka refuzuar për të shkuar në emisionin e Blendi Fevziut ndërsa lëshon kritika të forta ndaj tij.

Për Milkanin, në emisionin e disa ditëve më parë të Fevziut mbi transmetimin ose jo të filmave të komunizmit kishte tendencë dashakeqe.

“Shije të hidhur ka lënë sidomos emisioni “Opinion”, i drejtuar nga Blendi Fevziu. Jam i qetë kur gjeta një justifikim për të mos shkuar atje duke thënë se ato që do t’i them aty i kam dërguar tashmë në Gazetën Shqiptare. E pranoj haptas se nuk e pëlqej mënyrën se si moderatori drejton emisionin që ka të përbashket me Bruno Vespën e madh vetëm gjestikulacionin, por dihet tashme zotësia e tij për ta futur bisedën në hullinë që i intereson atij. Në materialet filmike ilustrative që ndërhyhet herë pas here në emision, edhe më naivi e kupton se kishte një tendencë keqdashëse ndaj 240 filmave artistikë të realizuara në gjysmë shekulli”, ka thënë kinoregjisori për “Dita-n”.

 

 p.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Intervista e fundit e Parashqevi Simakut, rrëfimi për dashurinë që la pas në Shqipëri (FOTOT)
Mitropolia e Korçës, si ka qenë dhe si është. Kërkohet kthimi i saj në identitet »
Article Logic
Execution time: 0.013743877410889
array(1) { ["section"]=> string(111) "regjisori-i-madh-nuk-i-shkon-ne-emision-blendi-fevziut-me-ka-lene-shije-te-hidhur-justifikimi-qe-i-dhashe-73470" }