Regjisorja rikthen këngëtarin në spektakël? Pas incidentit, Vera Grabocka publikon foton me Endri Priftin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:26 15-03-2016 Regjisorja rikthen këngëtarin në spektakël? Pas incidentit, Vera Grabocka publikon foton me Endri Priftin

Pas incidentit të bujshëm gjatë spektaklit të mbrëmshëm “Your Face Sounds Familiar” mes moderatores Alketa Vejsiu dhe këngëtarit Endri Prifti, duket se situata tanimë është normalizuar.

Vëllai i Endrit, Stefi reagoi në rrjetet sociale duke thënë se “Gjigandi e kreu misionin” duke nënkuptuar kështu tërheqjen e tij nga spektakli por duket se këngëtari do të rikthehet.

Këtë na ka lënë të kuptojmë fotoja e publikuar nga regjisorja Vera Grabocka ku duket qartë se Endri i është bashkuar grupit.  Sakaq, Grabocka shkruan:  “Bashkë me yjet e "YFSF" sapo filluam një javë të re me xhirime, prova dhe shumë surpriza”.

Menjëherë ka reaguar sërish përmes një postimi të dytë Stefi Prifti  i cili ka shpjeguar kështu se kur tha “Bën dashuri me të dhe mendon për mua”, vëllai i tij Endri në fakt i referohej vargjeve të këngës së Vasco Rossit.

“Dua te shtoj dicka, lidhur me prononcimin tim te mbremshem, per incidentin Endri Prifti-Alketa Vejsiu, ne spektakli me i ri (dhe per mua format i bukur), ne tv.klan.

Se pari ju falenderoj pa mase per mbeshtetjen tuaj.

Se dyti, per te gjithe ata qe, ne nje moment, menduan se Endri "egzagjeroi" ne pergjigjen e tij, kur u pyet se c'fare thote teksti!

Per fat (edhe pse nuk e di gjuhen, gjithmone dikush do te gjendet ta perktheje dhe ne, patjeter do te dime thelbin e permbajtjes se saj), ai dha pergjigjen me te vertete dhe te sinqerte.

Per te gjithe ata qe nuk e dine tekstin e kenges se Vasko Rosit, ja strofa...

Marre nga teksti origjinal i kenges fjale per fjale

Ehh! non è mica facile

fai lamore e

e non pensi a me

Ehh!Nuk eshte aq e thjeshte

ben dashuri

dhe nuk mendon per mua............”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Floriana Garo i jep një informacion në konfidencë Drini Zeqos, por ai ia publikon
Të jetosh në FB »
Article Logic
Execution time: 0.033030986785889
array(1) { ["section"]=> string(109) "regjisorja-rikthen-kengetarin-ne-spektakel-pas-incidentit-vera-grabocka-publikon-foton-me-endri-priftin-35151" }