Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Lleshaj takim me përgjegjësit dhe strukturat e Policisë: Të merren masa

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 06-12-2018 Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Lleshaj takim me përgjegjësit dhe strukturat e Policisë: Të merren masa

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim pune me Prefektët, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendore të Policisë, si dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Ministri është ndalur në problematikën e mungesës së përcaktimit të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë, apo përdorimin e kodeve 999, 888 e 000.

Lleshaj ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për koordinimin e punës nga të gjitha hallkat përgjegjëse, nën vëmendjen e Prefektëve të Qarqeve dhe strukturave vendore të Policisë, në mënyrë që të përshpejtohet puna në të gjithë vendin për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PROTESTA E STUDENTËVE/ Nikolla u tërhoq për pikën 4, pedagogu: Ecim me 5 kërkesat e tjera
'Dyfytyrësia e pafytyrësisë’ Ardit Bido ‘i përvishet’ profesorëve: Dashnorë të lirisë akademike, ju harroni diçka... »
Article Logic
Execution time: 0.0041799545288086
array(1) { ["section"]=> string(114) "regjistri-kombetar-i-gjendjes-civile-lleshaj-takim-me-pergjegjesit-dhe-strukturat-e-policise-te-merren-masa-144145" }