“Regjistrimi i fshehtë i Ramës”/ Berisha: Drejtorët do mbushin kutitë. PS: Janë drejtues të fushatës

Publikuar tek: politike, më 19:16 05-05-2015

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një audio në të cilën pretendohet se dëgjohet zëri i kryeministri Edi Rama, duke folur për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Sipas Berishës, ky regjistrim dëshmon se si shpërdorohen resurset shtetërore për fushatë politike, ndërsa thekson se Rama ka kërkuar nga drejtorët e tij të mbushin me vota kutitë e votimit.

“Këto janë zgjedhjet që do të bëjë Edi Rama. Dëgjojeni nga goja e tij!! Të dashur miq, Edi Rama pohon me gojën e tij në këtë audio se meritokracia që premtoi është thjesht një shker.... craci e Dritëroit. Ky regjistrim dëshmon se si shpërdorohet, keqshfrytezohet sot shtetit, dhe resurset shtetërore në një fushatë politike për interesa strikt partiake, duke shkelur kështu haptas dhe në mënyrë flagrante parimin e zgjedhjeve të lira. Ju lutem dëgjojeni vetë këtu më poshtë me zërin e tij Edi Ramën teksa u kërkon drejtorëve të shtetit të mbushin kutitë e partisë”, shkruan Berisha në facebook.

Partia Socialiste ka reaguar pas publikimit të audio-regjistrimit të kryeministrit Rama, duke sqaruar se njoftimi për atë takim është publikuar në faqen zyrtare. Sipas PS-së, ka iku koha kur kryeministri urdhëronte nëpunësit civilë për tu angazhuar në fushata zgjedhore. Partia në pushtet thekson se drejtorët për të cilët flitet në takim janë drejtorët operacionalë të qendrave të votimit.

“Koha kur Kryeministri i vendit urdhëronte nëpunësit civilë për tu angazhuar në fushata zgjedhore, ka mbaruar në 23 qershor 2013. Koha kur Kryeministri i vendit detyronte nxënës e mësues të braktisnin mësimin për tu bërë pjesë e mitingjeve elektorale ka marrë fund bashkë me qeverisjen e Sali Berishës. Por mesa duket, Saliu e ka mendjen ende tek manipulimet që ka bërë vetë, njësoj si në 2011 kur vodhi në tavolinë mandatin e Kryetarit te Bashkisë së Tiranës dhe ia dhuroi Lulzim Bashës me nëpunësit që çonte me lista detyruese në votim përmes drejtorive të burimeve njerëzore. Gjithsesi, për të qenë transparent deri në fund me publikun, Partia Socialiste në datën 23 Prill 2015 (bashkangjitur lajmi i botuar http://www.ps.al/te-reja/deklarate-per-mediat/) ka informuar për organizimin e ri elektoral në prag të zgjedhjeve lokale. Pjesë e këtij organizimi, siç shkruhet qartë edhe në njoftimin e datës 23 prill 2015 për strukturat e organizimit tonë elektoral, janë edhe drejtorët operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit. Janë pikërisht këta drejtorë dhe përgjegjës të fushatës që po nis, risia e organizimit të Partisë Socialiste dhe çelësi i suksesit të saj elektoral”, thuhet në deklaratën e PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 5 maji bashkon Çipën dhe Kokën në Sarandë
“Hasanizimi i Shqipërisë”, Meta: Kritikat e Blushit janë një absurditet skandaloz »
Article Logic
Execution time: 0.0040428638458252
array(1) { ["section"]=> string(100) "regjistrimi-i-fshehte-i-rames-berisha-drejtoret-do-mbushin-kutite-ps-jane-drejtues-te-fushates-10444" }