“Regjistrimi i Ramës”, Paloka: Po cënohen zgjedhjet e lira, Prokuroria të hetojë. Reagon Partia Socialiste

Publikuar tek: politike, më 13:18 06-05-2015 “Regjistrimi i Ramës”, Paloka: Po cënohen zgjedhjet e lira, Prokuroria të hetojë. Reagon Partia Socialiste

Në një deklaratë për media deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet të manipulojë zgjedhjet duke caktuar drejtorët e administratës të marrin përgjegjësi ërsonale për çdo kuti votimi.

Sipas Palokës, reagimi i Ramës dhe Metës, pas publikimit të audios, tregojnë qartazi tentativën për të fshehur të vërtetën e manipulimit të zgjedhjeve.

“Pas denoncimit të skandalit, fillimisht Meta e quan atë montazh, pastaj pranon se në takim ka patur drejtorë të administratës. Nga ana tjetër, në përgënjeshtrimin e Ramës flitet për drejtorë fushate. Ç’do të thotë që drejtorët duhet të marrin në përgjegjësi personale kutitë e votimit? Mos po flet për blerje votash? Si mundet një drejtor administrate të dijë se sa vota për Ramën ka në kuti, pa filluar ende votimi? Rama po përpiqet nga dëshpërimi të manipulojë zgjedhjet”, deklaroi Paloka.

Paloka i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet si dhe përfaqësive të SHBA dhe BE në Shqipëri që të drejtojnë vëmendjen e duhur përballë këtij skandali që cënon zgjedhjet e lira.

Pas deklaratave të Edi Palokës, ka reaguar nëpërmjet një delkarate për media Partia Socialiste sipas të cilës çdo person që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi “për çdo abuzim të mundshëm me administratën të cilitdo që ka për qëllim të detyrojë punjosësit e shtetit të marrin pjesë në fushatë ose të votojnë me detyrim partinë në pushtet”.

“Edi Paloka e ka detyrë partie të shpifi dhe shajë. Këtë ai e ka pranuar edhe vetë përpara gjykatës ku është i akuzuar për shpifje ndaj kryeministrit. Madje Edi Paloka u ka pohuar gjykatësve se shpifja është e drejtë e njeriut kur njeriu merret me politikë.

Duke e respektuar të drejtën e këtij njeriu, shtabi i fushatës elektorale të Partisë Socialiste nënvizon se kryetari i Partisë Socialiste, as nuk ka bërë dhe as nuk do të bëjë mbledhje me administratën për ta angazhuar atë në fushatën e PS duke përdorur detyrën e kryeministrit. E njëjta gjë vlen edhe për çdo ministër të qeverisë sonë” thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.

“Sa i takon shpifjes së radhës së Partisë Demokratike, përmes shpifësit profesionist Edi Paloka sot dhe shefit të tij Sali Berisha dje, sqarojmë edhe njëherë se çka përdoret si provë e ndonjë shkeljeje të etikës së kryetarit të Partisë Socialiste në raport me administratën është një trillim qesharak për këdo që e di se si është e organizuar makineria elektorale e Partisë Socialiste.

Kryetari i Partisë Socialiste bën mbledhjet që ka për detyrë të bëjë në çdo bashki me strukturat e partisë, ku flet pikërisht për organizimin e brendshëm dhe detyrat e çdo drejtori operacional apo përgjegjësi të zgjedhjeve lidhur me çdo qendër votimi. Në këto mbledhje marrin pa asnjë dyshim pjesë edhe anëtarë të PS që janë në role të caktuara drejtuese në administratë, ashtu sikundër besojmë se të njëjtën gjë bëjnë edhe ata që janë anëtarë të PD kur mblidhen strukturat e tyre. Njësoj si të tjerët, në fushatën elektorale këta individë kanë detyra dhe përgjegjësi konkrete për të nxitur pjesëmarrje si dhe përmirësuar rezultatet e fushatës zgjedhore”, thuhet në reagimin nga Zyrëa e Shtypit të PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama publikon vrasjet që nga 1990-a: Qeveria e Rilindjes dhe krimi në pasqyrën e viteve
Kosova takon pas 30 vitesh gruan që ndihmoi të lindte: Ishte dimër i egër, Lefteries i rrezikohej jeta »
Article Logic
Execution time: 0.093719005584717
array(1) { ["section"]=> string(81) "regjistrimi-i-rames-paloka-po-cenohen-zgjedhjet-e-lira-prokuroria-te-hetoje-10497" }