Regjistrimi i votuesve fiktiv në Durrës, Dako: Trendi është rritur me 1%. Në Durrës do bëjmë muze si ai në Bilbao të Spanjës

Publikuar tek: politike, më 20:14 05-06-2015 Regjistrimi i votuesve fiktiv në Durrës, Dako: Trendi është rritur me 1%. Në Durrës do bëjmë muze si ai në Bilbao të Spanjës Vangjush Dako

Foto: \"Studio e Hapur\", News 24

Kandidati i majtë për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, i ka mohuar akuzat për përgatitjen e manipulimit të zgjedhjeve duke regjistruar votues fiktiv në qytet. Dako ka thënë gjatë emisionit “Studio e Hapur” se kjo është thjesht baltë e hedhur nga kundërshtarët dhe trendi i shtimit të popullsisë në Durrës është normal.

Dako është akuzaur se po përgatit manipulimin e zgjedhjeve në Durrës duke shtuar numrin e votuesve fiktiv të cilët regjistrohen në parkingjet e qytetit apo edhe si banorë në lulishtet e qytetit, siç ishte rasti i fundit, i denoncuar në emisionin "Ça thu". Dako tha se për qytetin e Durrësit do të ndiqet modeli i Bilbaos në Spanjë.

“Balta nuk ka të sosur, edhe në këtë rast balta vazhdon. Nuk i kemi bërë askujt presione. Këto janë metoda të cilat kanë kaluar dhe i kanë përdorur kundërshtarët tanë. Jo vetëm që nuk ka presion por ka një mirëkuptim në këtë fushatë. Nuk është regjistruar asnjë, nuk kemi regjistruar njeri. U regjistrua Grida si qytetare e fundit. Le ta gjejnë se ku rri Grida. Trendi i regjistrimit ka qenë i njëjtë. Janë regjistruar njerëz më shumë por nuk është se ka lidhje me mua. Banorët e 5 njësive të jtera kanë 84 mijë është shtuar me 1% edhe popullsia e Durrësit është shtuar me 1%, pra trendi është i njëjtë”, ka thënë Dako. 

I pyetur për betonizimin e madh që i është bërë qytetit të Durrësit si në zonat e plazhit dhe në zonat arkeologjike Dako tha se Bashkia nuk ka dhënë asnjë lejë abuzive.

Rakipllari: 8 vite që keni qënë në krye të bashkisë, bregdeti i Durrësit është betonizuar pa ndalim. A keni ju një përgjegjësi për këtë?

Dako: Në vitin 2004 KKRT-ja ka vendosur një vijë kufizuese me detin, dhe ka miratuar objektet me 4, 6 dhe 8 kate. Asnjë nga kryetarët nuk e ka shkelur këtë rregullore të miratuar nga KKRT. Ju nuk e njihni tamam problemin e Durrësit.

Rakipllari: Bregdeti është skandal, atë e shohin të gjithë.

Dako: Nuk kemi shkelur asnjë rregullore. 300 apo 30 metra është përcaktuar nga vija kufizuese.

Dako: Një apo dy leje ndërtimi i kam dhënë apo nuk i kam dhënë. Koha më vonë mund të vijë që kjo gjë të ndreqet.

Nazarko: A keni ju një tregues se me ardhjen tuaj ky fenomen është ndaluar apo është pakësuar.

Dako: Në vitin 2007 kur unë kam ardhur si kryetar Bashkie, kam patur dy studime të miratuara nga KKRTSH, dhe në të dyja këto plane kemi zbatuar këto dy plane, një për plazhin dhe një për zonat arkeologjike.

Kryetari aktuali i Bashkisë Durrës, Dako, e ka quajtur pistën në Durrës e cila është ndërtuar në det, “një vepër arkitektonike nga më të bukurat në Shqipëri.

“Pista në det nuk është një vepër publike, ne kemi ndërtuar një nga veprat arkitektonike më të bukura në Shqipëri”, ka thënë Dako.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ramush Haradinaj takohet rastësisht me Bashën në Gjakovë
Presion mbështetësit të Albert Çaçit, i sharrojnë 40 rrënjë ullinj »
Article Logic
Execution time: 0.041554927825928
array(1) { ["section"]=> string(126) "regjistrimi-i-votuesve-fiktiv-ne-durres-dako-trendi-eshte-rritur-me-1-ne-durres-do-bejme-muze-si-ai-ne-bilbao-te-spanjes-12792" }