Regjistrohet procedimi penal për 4 koncensionet e ministrit Beqaj

Publikuar tek: politike, më 17:18 21-01-2016 Regjistrohet procedimi penal për 4 koncensionet e ministrit Beqaj

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderë në lidhje me koncesionet e ministrisë së shëndetësisë.

Dosja penale i është ngarkuar prokurorit Endrit Bimi për tu hetuar që prej ditës së hënë të kësaj jave. Veprimi i parë pas regjistrimit të procedimit ka qenë urdhri i sekuestrimit për tri dosjet e koncesioneve, njofton Panorama.

Procedimi penal është regjistruar pa emra personash por vetëm për veprat penale që dyshohet se janë konsumuar.

Në qendër të hetimeve janë tri koncesione. Momentalisht, po hetohet për koncesionin e hemodializës, e cila kap vlerën e 86 milionë dollarëve. Gjithashtu, nën hetim është edhe koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, që shkon deri në 100 mln dollarë. Pjesë e hetimeve janë edhe koncesioni i chek-upit të trumbetuar si falas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe shkruan në IG për 21 janarin, komentuesi i kujton se ajo protestë ishte kundër Metës, deputeti kthen këtë përgjigje
Sot krenohet me hartën e fitores së PS, 5 vite më parë udhëhiqte ‘Grupin e Zjarrit’ në mbrojtje të Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.020608901977539
array(1) { ["section"]=> string(71) "regjistrohet-procedimi-penal-per-4-koncensionet-e-ministrit-beqaj-30618" }