Regjizori denoncon skandalin në TVSH: Mungesa e përgjegjshmërisë është e turpshme, jam i skandalizuar

Publikuar tek: kulture-art, më 18:13 27-12-2017 Regjizori denoncon skandalin në TVSH: Mungesa e përgjegjshmërisë është e turpshme, jam i skandalizuar

Vijojnë të denoncohen skandalet e njëpasnjëshme në Televizion Publik Shqiptar.

Këtë herë është aktori dhe regjizori i njohur Mevlan Shanaj që shkruan shumë i irrituar. Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, Shanaj shkruan për një censurim që i është bërë filmit “Koha e pelikulës”.

Regjizori i njohur thotë se filmi është dorëzuar në TVSH sipas të gjitha kritereve profesionale dhe kjo mungesë përgjegjshëmire nga ana e TVSH është e patolerueshme.

“Lutem, taxapagues shprehuni. Jam i skandalizuar, dua të shpreheni dhe jo like”,- shkruan ndër të tjera Mevlan Shanaj.

Më poshtë reagimi i plotë i Mevlan Shanaj:

“Ftoj shikuesit e TVSH te shprehen per skandalin e shfaqjes se dokumentarit “Koha e pelikules” TVSH hoqi perkthimin e specialisteve te huaj, per portretizimin e figures se regjisores Xhanfise Keko. Ne filmin e dorezuar ne Arkivin e TVSH me HD dhe jo me dvd apo usb, filmi eshte ne standarde profesionale ashtu si u shfaq ne kinema Millenium. Mungesa e pergjeshmerise ne pune nga TVSH eshte e turpshme. Lutem, taxapagues shprehuni. Jam i skandalizuar, dua te shpreheni dhe jo like. Flm”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtyhet sërish seanca për Velierën, në ekspertizë pranohet që projekti ka hyrë në zonën e ndaluar A dhe B
»
Article Logic
Execution time: 0.0042579174041748
array(1) { ["section"]=> string(106) "regjizori-denoncon-skandalin-ne-tvsh-mungesa-e-pergjegjshmerise-eshte-e-turpshme-jam-i-skandalizuar-104564" }