Regjizorja Plasari braktis shfaqjen, konfliktohet me Hervin Çulin

Publikuar tek: kulture-art, më 09:37 12-02-2015 Regjizorja Plasari braktis shfaqjen, konfliktohet me Hervin Çulin

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, dhe regjizorja Sesilia Plasari janë përplasur për shfaqjen “Liri në Bermen “ që siç njoftoi edhe redaksia jonë e newsbomb.al, do të vihej në skenë gjatë gjithë javës në datat  11, 12,13, dhe 15 shkurt.

Çuli dhe Plasari nuk kanë rënë dakort për ndryshimet me të cilat vinte “Liri në Bermen” këtë herë dhe pavarësisht zgjidhjeve që ofroi drejtori i Teatrit, regjizorja ka vendosur të tërhiqet.

Por shqetësimi i regjizores është thelluar në momentin që shfaqja është vënë në skenë edhe pa miratimin e saj, ndonëse Plasari shkruajti  dhe një letër në Protokollin e Teatrit ku shprehte mospëlqimin për shfaqjen.

Teatri Kombëtar vendosi që shfaqjen ta jepte por nga ana tjetër nuk njoftoi publikun për faktin që regjizorja hoqi dorë e për më tëpër, nuk e hoqi emrin e saj nga lista e pjesëmarrësve. Kjo e ka irrituar regjizoren e cila kërkoi me ngul që publiku të mësonte vendimin e saj.

Drama “Liri në Bermen” ktheu në skenë  pas shumë vitesh mungesë edhe aktorin Ndriçim Xhepa.

Personazhi kryesor i veprës “Liri në Bermen” është Geshja e cila, vjen si një luftëtare spontane e përpjekjes së gruas për emancipim. Dhunën e saj e pjell ëmbëlsia e saj dhe ajo ç`ka duket si diabolike vjen nga marrëdhënia e saj me zotin, nga respekti për atë çka ajo e ndjen si të shenjtë :  Ajo vret për të çliruar ; shtypësin ashtu edhe të shtypurën.

Këtë herë përsonazhi kryesor, mesa duket, u bë vetë regjizorja e filmit e cila guxoi t’i vihej kundër drejtorit të Teatrit për të mos sjellë një vepër të ndryshuar por të plotë, siç ajo do donte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arkitektët në konkurs për zhvillimin urban
" Fifty Shades of Gray" zhgënjen »
Article Logic
Execution time: 0.017193078994751
array(1) { ["section"]=> string(69) "regjizorja-plasari-braktis-shfaqjen-konfliktohet-me-hervin-culin-3108" }