Reila Bozdo propozon të pabesueshmen: Kod etik se si duhet të dashurohen anëtarët e PD

Publikuar tek: politike, më 14:06 14-12-2015 Reila Bozdo propozon të pabesueshmen: Kod etik se si duhet të dashurohen anëtarët e PD

Duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Koordinatorja e Partisë Demokratike propozon një Kod Etike për Partitë Politike dhe saktësisht sugjeron se si duhet të dashurohen anëtarët.

“Politikanë të partive kundërshtare mund të dashurohen me njëri-tjetrin. Duket tepër intersante dhe të kujton Romeo dhe Zhulietën, por një opozitar nuk mund të jetë një opozitar i vërtetë për qytetarin në këto kushte’’, shkruan Bozdo.

Duket e çuditshme, pasi në fakt është kreu aktual i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi që është dashuruar me vajzën e socialistëve Artan Shkreli dhe Ledi Shamku.

Lexoni të plotë propozimin e Bozdos:

Pse duhet kodi i etikës në partitë politike?

Jeta jonë bëhet gjithnjë e më e ndikueshme nga media; televizion, radio, online apo print. Politika mbetet ende argument i ditës në Shqipëri dhe politika e dominon median. Media dominon jetët tona. Si rezultat, përmbajtja politike udhëheq të përditshmen tonë. Mënyra se si politikanët zgjedhin gjuhën për të servirur argumentin e tyre politik apo platformën e tyre, ndikon në masë të madhe në gjuhën që përdor publiku. Gjithashtu, për publikun, teza politike e një politikani është e pandarë nga jeta e tij/saj e përditëshme dhe mospërputhshmëria mes të dyjave, redukton besimin e publikut tek politikani.

Sot, besimi tek politika ka humbur për shumë arsye, por sa të shpenzojmë kohën duke u ankuar, le të analizojmë se cfarë mund të ndodhë në politikë që elektorati të humbasë besimin.

Cilat janë arësyet që e bëjnë një politikan të pabesueshëm tek publiku?

1- Persona me rekorde të rënda kriminale në të shkuarën janë bërë pjesë e rëndësishme e politikës dhe bëhen vendimarrës për ligje që duhet ti zbatojnë të tjerët.

2- Transparenca e pasurive të politikanëve është e pamjaftueshme. Shqipëria është vend tepër i vogël për të fshehur jetën e përditëshme luksoze. Si mund ta besojë qytetari një politikan që jeton në luks dhe që pretendon se nuk është korruptuar?

3- Politikanë të partive kundërshtare kanë ortakëri në biznes. A munden dy politikanë të jenë kundërshtarë politikë nëse ata ndajnë interesa financiare bashkë? Mundet edhe po, por ndodh aq rrallë sa është e pabesueshme.

4- Politikanë të partive kundërshtare mund të dashurohen me njëri-tjetrin. Duket tepër intersante dhe të kujton Romeo dhe Zhulietën, por një opozitar nuk mund të jetë një opozitar i vërtetë për qytetarin në këto kushte.

Personat me rekorde të rënda kriminale do të pastrohen nga ligji për dekriminalizimin. Por unë mendoj se shoqëria duhet ta disiplinojë politikën në masën që politika të mos e dëmtojë shoqërinë përmes mungesës së etikës.

A duhet udhëhequr diksutimi politik nga një kod etike? A është e nevojëshme që partitë politike të kenë një Kod Etik të cilin duhet ta zbatojnë? A duhet politikanët të zbatojnë disa rregulla në jetën e tyre që të jenë të besueshëm dhe të garantojnë qytetarët?

Praktikat botërore njohin kodin e etikës në fushatën elektorale i cili ose bëhet pjesë e ligjit elektoral ose është një dakordësi paraprake e disa partive për të patur komunikim sa më etik. Praktikat botërore njohin gjithashtu Kodin Etik të brendshëm të partive.

Kodi Etik i partive parashikon: konfliktin e interesit sipas të cilit personat duhet të dorëhiqen nga pozicionet tek të cilat kanë konflikt interesi financiar me kundërsharët politikë, abuzimin me pushtetin, dhuratat dhe shprehjen e falenderimit përmes dhuratave të shtrenjta, përdorimin e pronave shtetërore dhe punësimin në organizata që kanë konflikt interesi me partinë apo kauzat e saj.

Që të rikthejnë besimin tek politika, partitë duhet ta nisin nga vetja. Beteja e dekriminalizimit do ti japë shpejt frytet e saj. Le të bëhemi gati për hapin tjetër, etikën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sarkozy fiton zgjedhjet rajonale në Francë, Basha deklaratë: Ngadhënjim i të djathtës
Zëvendësministri Petro Koçi në Komisionin e Sigurisë: Të rishikohen ligjet për dekorimet »
Article Logic
Execution time: 0.014809846878052
array(1) { ["section"]=> string(91) "reila-bozdo-propozon-te-pabesueshmen-kod-etik-se-si-duhet-te-dashurohen-anetaret-e-pd-27746" }