“REJA”, mrekullia që ndodhet në Tiranë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:46 17-05-2016 “REJA”, mrekullia që ndodhet në Tiranë

Vepra e Sou Fujimoto ndodhet tashmë në Tiranë. Lajmin e bën me dije këshilltari i Ramës për Trashëgiminë Kulturore, Artan Shkreli. "Reja" është marrë nga Serpentine Gallery në Londër është vendosur në Galerinë Kombëtare të Arteve.  Sakaq, Shkreli jep detaje të tjera për këtë vepër që siç thotë ai është e komplikuar ndërsa jep edhe disa sugjerime.

“Një vepër e rrallë arti. Dinamika e brendshme e saj, që shoqëron lëvizjen e kundruesit, është mbresuese.... loja e perspektives modulare, që dendëson dhe rrallon azhurin metalik deri në tretjen e plotë, është thjesht magjí.
Nga eksperienca personale që pata, sugjeroj këqyrjen, në lëvizje, nga ana e Galerisë dhe jo nga ana e bulevardit, pasi kështu "reja" nuk interferon me ndërtesen që perndryshe prish ritmikën e brendshme të veprës. Vepeër e komplikuar, mes ëndrrës, artit, teknikës dhe arkitekturës që duhet parë e riparë, e riparë...” shkruan Shkreli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026273965835571
array(1) { ["section"]=> string(41) "reja-mrekullia-qe-ndodhet-ne-tirane-40661" }