Reklama frymëzuese e Maradonës: Dashuria mund të shpëtojë futbollin

Publikuar tek: sport, më 08:35 19-05-2016

Një reklamë frymëzuese rreth dy minuta ka si protagonist legjendën e futbollit  Diego Armando Maradona.

Një burrë i quajtur Noa, një ditë gjendet i vetëm në një vend të shkretë, hap gazetën dhe lexon kryetitull: “Kohë të këqija për futbollin”.

Më pas shfaqet nga asgjëja Maradona, që ka imazhin e trupëzuar të Zotit. Ai i thotë Noas se “E vetmja gjë që mund ta shpëtojë futbollin është dashuria”, dhe i kërkon këtij të fundit të ndërtojë një stadium me arka prej druri.

Noa zbulon se nuk ishte i vetëm dhe takon disa yje të futbollit, si Pepe, Kros, Navas, Evra, dhe ndërtojnë së bashku një stadium të tërë prej druri. Reklama mbyllet me fjalët “Ne jemi futbolli”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Michael van Praag deklaron kandidaturën për presidencën e UEFA-s
Flamurtari dhe Skënderbeu me stadium të ri (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.31252408027649
array(1) { ["section"]=> string(72) "reklama-frymezuese-e-maradones-dashuria-mund-te-shpetoje-futbollin-40878" }