Rekordi, “diamanti i paqes” shitet për 6.5 milion dollarë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:18 06-12-2017 Rekordi, “diamanti i paqes” shitet për 6.5 milion dollarë

Diamanti i paqes u shit në ankand në Nju Jork për 6.5 milionë dollarë.

Laurence Graff, president i Graff Diamonds, është blerësi i diamatit 709 karat.

Gjysma e të ardhurave nga shitja do të investohet, siç u premtua, nga Qeveria e Sierra Leone për të përmirësuar kushtet e jetesës në fshatin e vogël Koryardu, ku u gjet diamanti gjigand, shkruan BBC.

Më parë sot, qeveria e vendit afrikan kishte hedhur poshtë një ofertë prej 7.8 milionë dollarësh për një ankand në Freetoën.

Guri që u quajt "diamanti i paqes" është i 14-të më i madh në botë sipas madhësisë, u gjet nga një pastor protestant në Sierra Leone./NEWSBOMB.AL

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i programacionit në Klan përlotet në emision, historia e trishtë e jetës së tij tepër prekëse
63 vjeçari merr urdhër mbrojtje, u dhunua nga bashkëjetuesja 14 vite më e re »
Article Logic
Execution time: 0.022457838058472
array(1) { ["section"]=> string(61) "rekordi-diamanti-i-paqes-shitet-per-6-5-milion-dollare-102215" }