Rekordi ‘’Guinnes’’ në Angli, portieri zëvendësohet çuditshëm vetëm 3 minuta nga fillimi i lojës

Publikuar tek: sport, më 07:39 06-10-2016 Rekordi ‘’Guinnes’’ në Angli, portieri zëvendësohet çuditshëm vetëm 3 minuta nga fillimi i lojës

Të zëvendësohesh nga loja pas tri minutash pa asnjë motiv! Ndodh edhe kjo në kampionatin anglez, gjatë një ndeshje të trofeut të Kupës "EFL Trophy", ku trajneri i skuadrës së Bradford Sitit largon nga fusha Kolin Doil, për të hedhur në fushë portierin tjetër, Rouven Satelmaier.

Arsyeja e zëvendësimit nuk ka qenë as për shkak dëmtimi e as për ndonjë gabim të bërë nga portieri në ato tri minuta lojë, por për shkak të një llogaritjeje të pastër, prirur për të anashkaluar rregullat e konkurrencës.

Për të siguruar konkurrencën e këtij turneu, i cili zakonisht nuk merret seriozisht nga skuadrat e mëdha, rregullorja detyron skuadra të vendosin të paktën pesë lojtarë të ekipit të parë nga minuta e parë.

Për këtë arsye, trajneri i Bradford kishte hedhur në fushë nga fillimi portierin titullar, për të plotësuar numrin 5 të lojtarëve të formacionit bazë, që nga fillimi i ndeshjes.

Por, pasi e aktivizoi portierin titullar, Bredford e thirri menjëherë në pankinë për të evituar ndonjë dëmtim të mundshëm të tij, e sigurisht duke respektuar rregullat.

Rekord Guines në Angli, portieri zëvendësohet tri minuta pas startit të takimit për arsyen e çuditshme...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi do tri pikë me çdo kusht, kërkon edhe një nder nga Italia në sfidën ndaj Spanjës
Skandali, tifozëve kosovarë u ndalohet të mbajnë flamurin shqiptar në… Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.020124912261963
array(1) { ["section"]=> string(97) "rekordi-guinnes-ne-angli-portieri-zevendesohet-cuditshem-vetem-3-minuta-nga-fillimi-i-lojes-55231" }