Renditja e FIFA/ Shqipëria zbret sërish, Kosova barazon Maqedoninë

Publikuar tek: sport, më 11:52 09-02-2017 Renditja e FIFA/ Shqipëria zbret sërish, Kosova barazon Maqedoninë

Shqipëria vijon të zbresi në renditjen botërore të FIFA-s pas listës së publikuar për muajin janar. Kuqezinjtë kanë lënë vëndin e 51-të për të zbritur në vëndin e 55-të. Ndryshe është situata për Kosovën që ka përmirësuar një pozicion, nga vëndi i 166-të në vëndin e 165-të.

Edhe pse skuadrat përfaqësuese në Europë nuk kanë patur aktivitet gjatë muajit janar, sërish renditja e FIFA-s është azhornuar pasi ka patur aktivitete zyrtare në kontinente të tjera.

Renditja e re e FIFA-s nuk ka sjell befasi në ‘Top 10’, pasi janë po ato kombëtare në 10-të pozitat e para, përveç Kolumbisë dhe Anglisë që i kanë ndërruar pozitat, gjashtë dhe shtatë.

Argjentina vazhdon të mbetet e parë, me Brazilin në vend të dytë dhe Gjermaninë në vend të tretë, ndërsa pjesë e dhjetëshes janë edhe Kili, Belgjika, Portugalia, Uruguai dhe Spanja, ndërsa rritjen më të madhe e pati Kameruni, që u ngrit për 29 pozicione dhe renditet në vendin e 33-të.

Screenshot_4.png

Screenshot_5.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Itali-Shqipëri: Ja si mund të pajiseni me bileta
Tifozi i thotë Canës gjatë lidhjes direkte: “Ti je gay”. Si reagoi ish-kapiteni kuqezi »
Article Logic
Execution time: 0.088513135910034
array(1) { ["section"]=> string(70) "renditja-e-fifa-shqiperia-zbret-serish-kosova-barazon-maqedonine-68199" }