Renditja, kush janë 100 kompanitë për të cilat mund të punoni nga shtëpia

Publikuar tek: ekonomi, më 10:09 24-01-2018 Renditja, kush janë 100 kompanitë për të cilat mund të punoni nga shtëpia

Me përhapjen gjithnjë e më të madhe të pajisjeve teknologjike dhe videokonferencave, punët që mund të bëhen nga shtëpia po bëhen gjithashtu të zakonshme.

Ato janë shumë të kërkuara, pasi ofrojnë edhe një balancë më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale. Por, ana tjetër e medaljes është që këto oferta rezultojnë më të mira se sa mund të jenë në të vërtetë.

FlexJobs, një faqe që analizon mundësi të tilla – publikoi listën vjetore të 100 kompanive me numrin më të madh të vendeve të punës, me kohë të pjesshme ose me kohë të plotë, nga shtëpia – të hapura nga viti 2017 në një kampion prej 49 mijë kompanish.

Sektorët kryesorë që ofrojnë këto lloje punësh janë: kujdesi shëndetësor, fusha teknologjike, edukimi/trajnimi, sektori i shitjeve, shërbimi ndaj klientit, ai financiar, dhe sektori i turizmit në 19 industri të përfaqësuara në këtë listë.

20 punët më të përhapura nga shtëpia përfshijnë: mësuesit, shkrimtarët, zhvilluesit, analistët, përfaqësuesit e shitjeve, infermieret, kontabilistët dhe programuesit.
Pesë kompani ofrojnë punë që mund të bëhen me kohë të plotë nga shtëpia, ndërsa 30 kompani janë një hyrje e re në këtë listë.

“Nëse jeni duke kërkuar një punë më të mirë dhe me orare fleksibël, FlexJobs ju vjen në ndihmë me publikimin e listës së kompanive për të cilat mund të punoni nga shtëpia. Duke analizuar këto të dhëna çdo vit, për pesë vjet, në qindra kompani në industria të ndryshme, kemi parë se puna nga shtëpia po shndërrohet në një menyrë pune mjaft të përhapur. Sot, ndërkohë që gjithnjë e më shumë kompani pranojnë dhe përfshijnë punonjës të cilët mund të punojnë nga shtëpia në modelet e tyre të biznesit, 2018 është momenti ideal për ata që kërkojnë një punë të re gjithnjë e më fleksibël”, – thotë Sara Sutton Fell, themeluese dhe CEO e FlexJobs.monitor

Më poshtë lista e plotë e 100 kompanive

1.jpg

2.jpg

3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071170330047607
array(1) { ["section"]=> string(79) "renditja-kush-jane-100-kompanite-per-te-cilat-mund-te-punoni-nga-shtepia-107719" }