Rëndohet bilanci në Japoni, tërmetet shkaktojnë 30 të vdekur dhe mbi 1500 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 17:37 16-04-2016 Rëndohet bilanci në Japoni, tërmetet shkaktojnë 30 të vdekur dhe mbi 1500 të plagosur

Tërmete të fuqishme tronditën Japoninë gjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar vdekjen e 37 vetëve.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka shprehur shqetësim se shirat e rrëmbyer me erëra të forta po pengojnë përpjekjet e shpëtimit në ishullin Kyushu, ku janë shënuar dëmet më të rënda, transmeton Voa.

Agjencia Meteorologjike Japoneze thotë se tërmeti kryesor kishte fuqi 7 ballë, pasuar nga një pasgoditje me fuqi 5.4 ballë. Zona vazhdon të tronditet nga pasgoditjet.

Një numër ndërtesash u shembën sot, përfshirë një konvikt studentësh, ku gjetën vdekjen dy të rinj. Një zyrtar i lartë i qeverisë tha për rrjetin CNN se të paktën 23 vetë janë bllokuar në ndërtesë. Po sipas tij, 1500 vetë janë lëndurar, 80 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Dridhjet sizmike shkaktuan rrëshqitje dheu në ishullin Kyushu, duke rrëzuar shtëpi dhe bllokuar autostradën. Po ashtu një urë e rëndësishme në zonë është shembur, duke penguar trafikun me personelin e ndihmave drejt një fshati të goditur nga tërmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022118806838989
array(1) { ["section"]=> string(90) "rendohet-bilanci-ne-japoni-termetet-shkaktojne-30-te-vdekur-dhe-mbi-1500-te-plagosur-37858" }