RENEA, misionet dhe humbjet e forcave speciale shqiptare në 24 vite

Publikuar tek: dossier, më 18:16 29-06-2015 RENEA, misionet dhe humbjet e forcave speciale shqiptare në 24 vite RENEA gjatë demostrimit \"ALMEX 2010\"

RENEA janë forcat speciale shqiptare të ngjashme me ato të Gjermanisë, GSG 9, të SHBA-ve, SWAT apo CO19 angleze. RENEA i ka fillesat në vitin 1990 në kohën kur forcat speciale njiheshin me emrin Reparti 326 i cili ishte i përbërë nga rreth 600 pjestarë dhe detyrat parësore ishin kundër-terrorizmi, kontrolli i protestave dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

RENEA-t trajnohen jashtë vendit nga Policia Federale Gjermane GSG 9, janë vlerësuar për aftësitë e tyre të larta si dhe posedojnë pajisje dhe armatim modern.

Pas Repartit 326, forcat speciale RENEA të njohura edhe si Reparti 88, ishin të përbëra nga 80 persona të përzgjedhur nga 600 pjestarët e repartit fillestar. Reparti aktual i RENEA është i përbërë nga 120-200 operatorë (numri i saktë është sekret shtetëror). Fillimisht ishte i organizuar sipas sistemit ushtarak të Regjimentit 22 Special Air Service (SAS) britanik, me skuadra bazë prej 4 personash. Kjo sepse Policia Shqiptare ishte një organizatë ushtarake, dhe ishte parashikuar përdorimi i policisë në rast lufte.

Që prej vitit 1991 deri në vitin 2001 RENEA ka humbur 3 efektivë në krye të detyrës. Ata janë Ushtar Lulëzim R. Sulollari (1991), Nënoficer Arben N. Ujka (1993) dhe Kapiten Elam S. Elezi (1998).

Heroi i katërt i forcave RENEA, i rënë në krye të detyrës është Ibrahim Basha, i cili humbi jetën gjatë një misioni në fshatin Lazarat, më 24 qershor të 2015-ës.

Disa nga operacionet më të rëndësishme të forcave RENEA

Janar 1991

Revoltë në burgun e Shënkollit; Kriminelë të armatosur marrin disa gardianë peng. Mediat e gjithë botës i kishin sytë te drejtuar nga Shqipëria. Qeveria e atehëreshme dërgon 326 dhe situata u vu nën kontroll pa gjakderdhje vetëm me lotsjellës dhe plumba plastik. I vetmi i plagosur ishte një operator i Repartit, i cili është edhe sot në shërbim.

Nëntor 1992

Gjatë përmbytjeve që goditën shumë zona të Shqipërisë, RENEA me helikopterë dhe gomone, në kushte atmosferike dhe vështrimi shumë të veshtirë, shpërndau ushqime, veshmbathje dhe asistencë mjekësore mijëra të shpërngulurve. Një shembull guximi ishte ai i një operatori (i vrare nga një kriminel në Gusht 1993), i cili u hodh në ujin e akullt, dhe u shpëtoi jetën tre barinjeve që po rrezikonin të mbyteshin.

Prill 1996

Gjatë takimit të presidentit Scalfaro me homologun e ti Berisha në Tiranë, një person me probleme mendore dhe i armatosur me një granatë dore pa siguresë, kërkoi që ti afrohe presidentëve. Menjeherë personalitetet u larguan nga skena, ndërsa një oficer i RENEA-s negocionte me të, operatorë të tjerë arritën ta c'armatosin, dhe ti venë siguresën bombës.

Janar 1997

Në studente me probleme depresive, kërcënonte se do të vetëvritej me një granatë dore të ciles i kishte hequr siguresën. Nderhyrja e RENEA-s zgjidhi situatën pa gjakderdhje.

Viti1997

Gjatë revoltave, RENEA ngarkohet të rekuperojë arin dhe vlerat monetare nga të gjitha bankat e Shqipërisë dhe t’i transportonte në Bankën Qëndrore në Tiranë. RENEA e kreu misionin me furgonë IVECO të pablinduar me sukses.

Po në vitin 1997, 90% e komisariatëve u shkatërrua nga bandat e armatosura. RENEA i rimori njëri pas tjetrit nën kontroll, riktheu në shërbim të gjithë policët, rivuri në fuksion sistemet e sigurisë dhe të trasmetimit. Në shumë nga këto komisariate, operatorët riparuan personalisht zyrat e dëmtuara.

Vitet 1998-1999

Së bashku me forca të tjera të policisë, RENEA shkatërron njëra pas tjëtres bandat që kishin paralizuar rrugët e vendit.

Korrik 1998

Arrestimi i 5 terroristëve islamik egjyptianë të lidhur me rrjetin e Bin Ladenit, dhe të kërkuar në të gjithë botën.

Mars 1999

Tre kriminelë vrasin për një ditë trë policë dhe katër shtetas shqiptarë. Ngujohen në një shtëpi, dhe marrin peng një çift me fëmijën e tyre 7 muajsh. Ndërhyn RENEA dhe çliron pengjet. Gjatë konfliktit vriten trë kriminelët.

Maj 1999

Një emigrant shqiptar në Greqi, zihet me punëdhenësin i cili kishte kohë qe s'e paguante. Denoncohet në polici, ku keqtrajtohet nga policia greke. Kthehet në Shqipëri ku armatoset më një AK 47 dhe dy granata dore. Rikthehet në Selanik ku merr peng një autobus me 14 persona. Qeveria greke i jep 250000 $ që kishte kërkuar dhe e lejon te futet ne territorin shqiptar së bashku me pengjet. Në periferi tëe Tiranës negociatorët kërkojnë ta bindin që të lirojë pengjet, por pengmarrësi vret një peng, dhe eliminohet menjëherë me snajper.

Viti 1999

Arrestim i Zani Çaushit dhe i shumë kapobandëve të tjerë.

Viti 1999

Arrestim i një grupi kriminelësh që kishin marrë peng e me pas lëshuar një funksionar të Policisë Shqiptare.

Viti 1999

Me mandat të prokurorisë italiane, arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e tre policëve në Udine. Edhe pse doli i paimplikuar me këtë krim, ky person do pergjigjej para drejtësisë për shumëe vepra penale të tjera.

Vitet 2000-2001

Në tre operacione të ndryshme, arrestohen tre të dyshuar si të implikuar në vrasjen e deputetit të opozitës Azem Hajdari. Rëndësia e këtyre operacioneve qëndron në faktin se vrasja e Hajdarit shkaktoi mjaft tension në Shqipëri.

Shkurt 2001

Gjate operacionit "Journey Italia", shkatërrohet një bandë narko-trafikantësh shqiptaro-amerikanë, të cilët në bashkëpunim me kartelin e Medelinit, mafioz shqiptarë dhe italianë, po krijonin në Shqipëri një qendër ndërkombëtare të trafikut të kokainës. RENEA arreston të gjithë personat e implikuar, mes tyre një funksionar të lartë të Policisë Shqiptare.

Janar 2002

RENEA shkatërron një bande narkotrafikantësh që sillte në Itali 100 kg heroinë për rrugë. Sekuestrohen rreth 1000 kg heroinië e pastër.

Vitet 1991-2002

Gjatë këtyre viteve, RENEA ka siguruar udhëtimin dhe qëndrimin e shume VIP-ave në Shqiperi si James Baker, Gjon Pali II, Skalfaro, Peres de Kuelar, Blair, Allbright etj.

Qershor 2014

RENEA në bashkëpunim me forcat e tjera të policisë rrethojnë fshatin famëkeq të Lazaratit. Rreth 800 forca RENEA morën pjesë në operacion kundër personave të armatosur me RPG dh Snajper. U arrestuan me dhjetëra të dyshuar si dhe u bë i mundur asgjësimi i të gjitha lëndëve narkotike në fshat.

Qershor 2015

RENEA rrethon për të dytën herë fshatin Lazarat pas vrasjes së efektivit Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy të tjerëve nga persona të armatosur në fshat. Pas disa ditësh rrethim u arrestuan 12 persona si dhe dy vëllezërit e dyshuar si vrasës të efektivit të RENEA. Operacioni vijon.

RENEA kanë si maskot një qen me tre këmbë, Triçikli, që thuhet se iu sjell fat në misionet e tyre.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është armiku i Erdoganit, Fethullah Gulen?
Çfarëdo që të bëni, mos u fusni në “Deep Web”, pjesën e errët të internetit »
Article Logic
Execution time: 0.0050477981567383
array(1) { ["section"]=> string(61) "renea-misionet-dhe-humbjet-e-forcave-speciale-shqiptare-14915" }