Rënia e tregtisë kineze shkakton probleme të rënda në ekonominë globale

Publikuar tek: ekonomi, më 21:44 08-08-2016 Rënia e tregtisë kineze shkakton probleme të rënda në ekonominë globale

Frika nga rënia e tregtisë kineze është shtuar së fundmi, pasi eksportet dhe importet janë zvogëluar me krahasim me një vit më parë.

Eksportet kanë rënë me 4.4% krahasuar me një vit më para, që ishte një përmirësim i vogël i muajit qershor ku rënia ishte 4.8%, por sërish më keq se parashikimet e analistëve.

Edhe importet ishin më dobët se parashikimet, duke rënë me 12.5%.

Duke qenë se Kina është një nga nxitësit kryesor të ekonomisë botërore, të dhënat po shikohen si një paralajmërim i perspektives globale.

Ndihet pasiguria globale duke filluar nga çmimet e ulta të mallrave deri tek kriza e borxhit europian dhe dalja e Anglisë nga BE-ja, të cilat  vazhdojnë të ulin aktivitetin ekonomik në mbarë botën.

“Shifrat nuk janë shenjë e mirë për shtetin dhe për kërkesën globale, duke qenë se eksportet kineze kanë përfituar nga kursi i dobët i këmbimit”,- tha Louis Kuijs i Ekonomiksit të Oksfordit.

Duke shikuar në të ardhmen, ne presim që të dhënat e tregtisë të mos kenë gjallërim në muajt në vijim, duke pasur parasysh nënshtrimin e momentit të ekonomisë botërore dhe të kërkesës së brendshme të Kinës.

Në termat e dominimit të dollarit, eksporti ka rënë nga 184.7 miliardë dollarë, ndërsa importet kanë rënë me 132.4 miliardë dollarë.

Vendi është me një suficit tregtar prej 52.31 miliardë dollarë për muajin korrik.

Kërkesa e brendshme e dobët tregon që përpjekjet e Pekinit për të nxitur konsumin dhe rritjen ende nuk kanë hyrë në fuqi, shkruan në një artikull BBC.

Sipas Byrosë së Statistikave në Kinë, prodhimi i brendshme bruto u rrit me 6.7% nga qershori, krahasuar me një vit me pare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031172037124634
array(1) { ["section"]=> string(77) "renia-e-tregtise-kineze-shkakton-probleme-te-renda-ne-ekonomine-globale-49160" }