Replika e Veliajt për dasmën: Unë martohem si shqiptar, nuk martohem me kushërinj

Publikuar tek: politike, më 12:02 23-04-2015 Replika e Veliajt për dasmën: Unë martohem si shqiptar, nuk martohem me kushërinj

“Për sa i përket atyre që u thanë për dasmën time, unë martohem si shqiptar, nuk e di si martoheni ju. Të paktën kemi një të mirë që nuk martohemi me kushërinjtë”, tha ministri Veliaj, çka ka nxitur edhe shumë debate në Parlament.

Ministri Veliaj ka akuzuar opozitën duke thënë se njerëzit e saj që punojnë në administratën publike në qytete të ndryshme, nuk shpërndajnë ndihmën sociale.

“Sa herë ka qeverisur e ka bërë shkrumb e hi. Nuk e di sa humbe ti, por tek Piramidat, shqiptarët lanë leshtë. Dil e pyet kur kanë ikur, të thonë në kohën e Piramidave”, tha ministri Veliaj.

“Nuk u jepni zgjedhësve tuaj ndihmën ekonomike. Merri në telefon komunat tuaja. I keni këtu asnjë nuk është aty. Në komunën Shishtavec. Sot janë 521 familje me fondin 2.8. Merre në telefon, jep paret e njerëzve. Golaj, Has 512 familje me dyfishin e fondit. Komuna Shalë 1 vit pa dhënë ndihmën ekonomike se keni shumicën në këshill dhe t’ia nxini jetën kryetarit socialist. Çfarë do bëjnë ata? Cakran e keni ju, nuk e di pse nuk jeni azhornuar. Mblidhini dishepujt, militantët tuaj. Në Bashkinë Leskovik, paratë flenë në bankë. Pse kjo është strategji për fitore?’’, i tha Veliaj, Berishës.

Deputetja e PD Albana Vokshi ka thënë se në Njësinë nr. 4 është shpërndarë ndihma ekonomike, dhe i ka kërkuar mimistrit Veliaj të japë dorëheqjen, pasi sipas saj, ministri ka gënjyer.

“Unë ju sfidoj, nëse ndihma nuk është kaq, unë nuk merrem më me politikë. Fakti që shifrat korrespodojnë me komunat e PD-së, tregon pse ikin njerëzit. T’ju vijë turp, ju duhet të fshiheni nga njerëzit dhe t’u thoni na falni që nuk Keni 400 apartamente sociale në Tiranë, 4 vjet për t’I shpërndarë dhe nuk I shpërndatë. Romët flenë në këmbët e pallateve. Ju edhe ato që ndërtonte Edi Rama, nuk i shpërndani dot. Ju keni kurajo monumentale tek ata që ju japin para pa punë dhe nuk ju nuk e bëni dot. Doni t’iu flas për deputetët. Na dhanë një këst të gjelbur në 4 vite’’, vazhdoi më tej Veliaj

Ish kryeministri Berisha, në fjalën e tij sulmoi Veliajn duke i kujtuar shpenzimet e dasmës në kështjellën e Gjirokastrës, duke ironizuar se shpenzimet, sipas Berishës, ja ka siguruar e ëma.

Paralelsisht me fjalën në Parlament ministri i Mirëqënies Sociale dhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka “replikuar” nga profili i tij në Facebook me debatet që po zhvillohen në Parlament.

Veliaj ka zgjedhur të postojë disa fotografi nga takimi me studentët e 51 kompanive duke përdorur metaforën e dualitetit për të krahasuar, sipas tij, besimin te puna, e ardhmja dhe pasioni dhe jo te balta, te llogjet dhe te e shkuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama krahason qeverinë e tij me atë paraardhëse: Jemi si nata me dritën, si errësira me dritën
Të qeshura në sallë, Noka-Veliajt : Papagall që kakaris. Ministri: Pula, pula... »
Article Logic
Execution time: 0.026482820510864
array(1) { ["section"]=> string(84) "replika-e-veliajt-per-dasmen-une-martohem-si-shqiptar-nuk-martohem-me-kusherinj-9509" }