Replika Rama-Basha për faljen e faturave afrofe

Publikuar tek: politike, më 16:00 07-02-2015 Replika Rama-Basha për faljen e faturave afrofe

Gjatë ditës së sotme opozita dhe maxhoranca kanë shkëmbyer replika të forta në lidhje me vendimin e qeverisë për faljen e faturave afrofe.

Fillimisht ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ai që sulmuar vendimin e fundit të qeverisë Rama për të falur mbifaturimet e qytetarëve në lidhje me energjinë. Sipas Palokës, kjo lëvizje e Ramës erdhi si pasojë e persionit të opozitës dhe qytetarëve ndaj faturave abuzive.

Deklarata e PD-së, ka nxitur reagimin e drejtorit të OSHEE-së, Ardian Çela,  i cili ka konfirmuar vendimin e qeverisë për të fshirë nga sistemi faturat abuzive, si dhe i ka konsideruar si të pavërteta aludimet se ky institucion ka blerë energji me çmim disa herë më të lartë.

Por debati nuk ka përfunduar këtu. Kryeministri Edi Rama ka reaguar gjithashtu pas deklaratave të Palokës se falja e faturave abuzive për një pjesë të qytetarëve ka qenë kërkesë e opozitës.

“ Janë të paparë! Anullimi i faturave skandaloze të vitit 2010 paska qenë kërkesa e këtyre! Po këta ku ishin në 2010en?! Vajmedet PD vajmedet”, shkruante Rama në Twitter.

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk mund të rrinte jashtë këtij debati dhe me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se ERE i kishte shpallur këto fatura të paligjshme që më 15.11.2010, por OSHEE e Rama-Metës, sa nga paaftësia, sa nga korrupsioni, kur kerkonte detyrimet perfshiu edhe ato të anulluarat.

Sipas Bashës, “falja e 53900 faturave abuzive eshte detyrim dhe jo nje zgjedhje e Vajmedetit. Deri tani ai ka bere te kunderten e faljes, amnistise, apo shqyrtimit te ankesave te qytetareve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimi i Naftës/ PD kërcënon bllokimin e rrugëve kombëtare
Eurokomisioneri Hahn: Reformim i Gjykatës së Lartë dhe KLD-së »
Article Logic
Execution time: 0.017254114151001
array(1) { ["section"]=> string(52) "replika-rama-basha-per-faljen-e-faturave-afrofe-2635" }